Shkruan Nikë Gashaj
Respektimi i të drejtave të pakicave dhe personave të cilët u përkasin atyre është faktor me rëndësi për paq, stabilitet dhe demokraci. Ndersa, përdorimi i gjuhës dhe kulturës së pakicës është shënjë e pasurisë dhe e vitalitetit të qytetërimit evropian.
E drejta për përdorimin e gjuhës së pakicës kombëtare në esencë bënë pjesë në një seri të së drejtave të kultivimit të kulturës dhe traditës së vet. Mirëpo, rëndësia e ruajtjes dhe përdorimit të lirë të gjuhës është e tillë që duhet të ndahet dhe veçenarisht të shqyrtohet.
Pikërisht, harresa e gjuhës amtare paraqet hapin e parë serioz kah asimilimi i plotë. Kjo e drejtë ka seri formash të ndryshme. Para së gjithash, në kohën tonë pakicave u garantohet e drejta për përdorimin privat të gjuhës amtare, por dhe në përdorimin e saj publik me gojë dhe me shkrim.
E drejtë e veçantë
E drejta për përdorimin publik të gjuhës së pakicave kombëtare ka dhe një seri formash shtesë, ndër të tjerat është dhe e drejta e informimit publik në gjuhët e pakicave. Fjala është për një të drejtë të veçantë, e cila është e domosdoshme për sigurimin e barazisë së vërtetë të pjesëtarëve të pakicave, e cila nuk do të mund të realizohet përpa rregulla të përgjithshme për përdorimin e lirë të gjuhëve të pakicave. Një nga format e përdorimit të lirë të gjuhës së pakicave është dhe e drejta e pjesëtarëve të pakicave që emrin dhe mbiemrin e vet ta shkruajnë në gjuhën e vet. Me rëndësi të veçantë është përdorimi i gjuhës së pakicave në sistemin arsimor, dmth. sigurimi i arsimit në gjuhën e pakicave.
Zhvillimi i idesë për nevojnë e mbrojtjes së pakicave ka çua dhe deri te ngritja e vetëdijes për atë se është i domosdoshëm dhe sigurimi i formave përkatëse të përdorimit zyrtar të gjuhës së pakicave.
Relativisht, kaherë praktikohet zgjidhja sipas të cilës pala në procedurën gjyqësore, administrative e të tjera, e cila nuk e din gjuhën zyrtare në procedurë administrative, ka të drejtë për përkthyes ( ajo e drejtë u njihet të gjithëve, prandaj dhe shtetësëve të huaj). Mirëpo, përdorimi zyrtar i gjuhës së pakicave kombëtare nënkupton një hapë përpara më serioz në zhvillimin e institutit dhe praktikës së mbrojtjes së pakicave.
Përdorimi i gjuhës amtare nga palët dhe dëshmitarët në procedimin gjyqësore dhe procedura të tjera administrative paraqet kusht elementar jo vetëm për zhvillimin fer të procedurës, por dhe për një njohje të nevojshme të gjendjes së vërtetë faktike dhe juridike nga ana e organit të autorizuar, respektivisht nga pjesëmarrësit në procedurë përkatëse. Te përdorimi zyrtar i gjuhëve të pakicave, ka të bëj me ngritjen e rolit të gjuhëve të pakicave në një nivel më të lartë cilësor.
Niveli më i lartë
Përdorimi zyrtar i gjuhës së pakicës do të thotë që jo vetëm komunikimi me palë (dëshmitarë, ekspertë etj.) të bëhet në gjuhën e saj amtare, por dhe vet procedura të zhvillohet në atë gjuhë (në atë gjuhë të komunikojnë pjesëmarrsit e procedurës) dhe në atë gjuhë të përpilohen të gjitha shkresat. Ekzistojnë dhe forma të tjera të ndryshme të përdorimit zyrtar të gjuhëve të pakicave kombëtare, sikurse janë: mbajtja e evidencave shkollore dhe lëshimi i dëftesave shkollore; shtypja e formularëve në gjuhën e pakicës kombëtare për dokumente personale; publikimi i ligjeve dhe dispozitave të tjera; e drejta e pjesëtarëve të pakicave që në gjuhën amtare të folin në parlament dhe organe të tjera shtetërore; e drejta që në mjedise me popullësi të konsiderueshme të pakicave kombëtare, emërtimet tradicionale lokale, emërtimet e rrugëve dhe vendbanimeve, si dhe shënjat topografike të shkruhen në gjuhën e pakicës kombëtare etj.
Gjuha amtare
Rëndësia e përdorimit të lirë të gjuhës amtare është shumë me rëdësi. Andaj, ajo është e garantuar me dokumente të shumta ndërkombëtare, dhe ajo si në rrafshin ndërkombëtar dhe atë rajonal. Ndër dokumentat univerzale gjithsesi duhet të përmenden burimet juridike më të rëndësishme ndërkombëtare – Pakti ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike (neni 27), si dhe Deklarata e Kombëve të Bashkuara për të drejtat e pjesëtarëve të pakicave kombëtare, etnike, fetare dhe gjuhësore (nenet 2,4).
Në rrafshi rajonal duhet thekësuar Konventa kuadër për mbrojtjen e pakicave kombëtre të Këshillit Europian (1995.). Lehtë mund të vrehet, se ajo, ndër të tjerat, përcakton detyrën e palëve kontraktuese për të pranuar dhe njohur të drejtën e çdo pjesëtari të pakicës kombëtare për përdorimin e lirë dhe pa pëngesa të gjuhës së tij amtare privatisht dhe publikisht, me gojë dhe me shkrim (neni 10/1); saktëson se në zonat të cilat janë tradicionalisht ose në një masë të konsiderueshme të banuara me pjesëtarë të pakicave kombëtare, në qoftë se ata pjesëtarë atë e kërkojnë, dhe kur një kërkesë e tillë i përgjigjet nevojës së vërtetë, palët kontraktuese do të bëjnë përpjekje për ti siguruar kushtet të cilat do të mundësojnë që gjuha amtare të përdoret në raport midis atyre pjesëtarëve të pakicës kombëtare dhe organeve administrative (neni 10/2); e përcakton detyrimin e palëve kontraktuese të sigurojnë të drejtën e çdo pjesëtari të pakicës kombëtare të jetë i informuar, në gjuhën që e kupton, për shkaqet e arrestimit dhe për natyrën dhe arsyet e akuzës kundra tij dhe që të mbrohet në atë gjuhë, nëse është e nevojshme dhe sigurimin falas të përkthyesit (neni 10/3); i detyron palët kontraktuese të pranojnë se e drejta e çdo pjesëtari të pakicës kombëtare për shprehjen e lirë përfshin dhe lirinë e bindjes, të marrjes dhe dhënies të informatave dhe ideve në gjuhën e pakicës pa pëngesa nga ana e pushtetit dhe pa marr parasysh kufinjt (9/1).
Konventa detyron palët kontraktuese: të njohin të drejtën çdo pjesëtari të pakicës kombëtare për ta përdor mbiemrin dhe emrin e vet në gjuhën e pakicës (neni11/1); që në zonat tradicionalisht të banuara me një numer të konsiderueshëm të banorëve të cilët i përkasin pakicës kombëtare, të bëjnë përpjekje, në kuadër të sistemeve të tyre juridike, duke përfshi, ku është ajo e përshtatshme, kontratat me shtete tjera, a duke patur parasysh kushtet e veta specifike, që emërtimet lokale tradicionale, emërat e rrugëve dhe shenjat e tjera topografike të dedikuara publikut të jenë të shkruara në gjuhën lokale, kur ekziston kërkesa e mjaftueshme për emërtime të tilla (neni 11/3); të mos pëngojnë krijimin dhe përdorimin e mjeteve të informimit publik të pakicave kombëtare, si dhe në kuadër ligjore për emisionet e radios dhe televizisë të lëjohet që pjesëtarët e pakicave kombëtare të kenë mundësi të krijojnë dhe ti përdorin mjetet e veta të informimit publik (neni 9/3); të njohin të drejtën pjesëtarëve të pakicave kombëtare për ta mësuar gjuhën e vet amtare (neni14/1) etj.
Rëndësia e materies e ka inspirua dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OEBS), dmth. të Komesarit të Lartë të saj për pakica kombëtare për të ndërmarr hapa për përgatitjen e rekomandimeve të veçanta të cilat janë të njohura si Rekomandime nga Oslla për të drejtat e pakicave kombëtare për përdorimin e gjuhës së tyre. Me këtë dokument janë rregulluar çështjet që u përkasin të drejtave të pakicave kombëtare për përdorimin e emërave të vet personal në gjuhën amtare, përdorimin e gjuhës amtare me rastin e rrëfimit të besimit dhe të kryerjes të ceremonive fetare, si dhe në aspekte tjera të ndryshme të përdorimit të gjuhës së pakicës ( në jetën e bashkësisë, mediume, në punë të organeve të administratës dhe shërbimeve publike, në punën e gjykatave, etj.).
Një rëndësi të veçantë, të drejtat e pakicave e kanë në fushën e shkollimit. Pakicat kombëtare përpa arsimin në gjuhën amtare ndeshen me procesin e asimilimit dhe të humbjes të identitetit kombëtar. Përpa shtimjen e gjuhës së pakicës në shkollim, të gjitha gjasat janë se nxënësi nuk do ta mësoj gjuhën e vet amtare, ose nuk do ta përvetsoj në një masë të duhur, respektivisht nuk do ta mësoj në formë letrare. Asaj duhet t’i shtohet se nxënësi i cili vjen nga mjedisi i pakicës (në veçanti nëse ajo është relativisht e izoluar) mund të ketë probleme serioze, veçenarisht në fillim të shkollimit, në lidhje me kuptimin dhe përvetsimin e lëndës mësimore, e cila mbahet në gjuhën e huaj, respektivisht në gjuhën e shumicës nacionale. Gjatë shkollimit të mëtejshëm ai gjuhën e shumicës etnike do të duhej ta përvetsoj në një nivel të konsiderueshëm, por në rastin e lartpermendur janë të mundëshme më së paku dy pasoja negative: (1) fillimi i dobët i mësimit, andaj dhe demoralizimi i nxënsit, respektivisht ramja e motivacionit për të arritur sukses sa më të mirë; (2) gradualisht harrimi apo lënje pas dore gjuhën amtare, krahas përvetsimit gjithënjë e më mirë të gjuhës të mbajtjes së mësimit ( të gjuhës së shumicës).
Ekzistojnë dhe shkaqe të tjera të shumta për nevojën e shkollimit në gjuhën amtare.
Ndalimi i mësimit në gjuhën e pakicës kombëtare, përpos pasojave të drejtpërdrejta për individ, ndikon dhe në pakicën në tërësi. Në qoftë se fëmitë nga radha e saj nuk kanë mundësi të shkollohen në gjuhën amtare, sipas logjikës kuptimore, vështirë është për tu zhvillua inteligjenca, arti dhe krijimtaria e pakicës. Ata të cilët i kryejnë shkollat në gjuhën joamtare dhe vazhdojnë studimet po ashtu në gjuhë të huaja, njëkosisht largohen nga kultura e popullit të vet dhe në vend të saj e pranojnë, respektivisht integrohen në kulturën dhe identitetin e shumicës etnike. Nga ana tjetër, nuk do të zhvillohet dhe kultivohet kultura e krijimtaria e pakicës kombëtare. Te një zhvillim i tillë i ngjarjeve, me kohë do të bien interesimi për litetaturë, informim, teater, film, e tjera në gjuhën amtare, si dhe për përdorimin zyrtar të gjuhës së pakicës kombëtare, çka do të ketë pasoja negative dhe do të çon drejt asimilimit të pakicës kombëtare, respektivisht të shuarjes apo humbjes dhe zhdukjes së saj. Nga ato, dhe shumë arsyena të tjera, mosndjekja e mësimit në gjuhën amtare, do të thotë intensifikimin e rrezikut nga asimilimi. Ndërkaq, e drejta në fushën e shkollimit nuk ka të bëj vetëm me mësimin e gjuhës amtare, por ajo përfshin dhe të drejtën e arritjes së dijes për histori, gjeografi dhe kulturë të popullit të pakicës.
Duke folur në përgjithësi, katalogu i të drejtave të pakicave kombëtare në fushën e arsimit mund të përfshij të drejtat vijuese me të cilat përcaktohet pozita e pakicave në arsimim: në mosdiskriminim dhe mundësit e njëjta për kyçjen në arsim; në mësimin në gjuhën amëtare; në arsimin me mësim dygjuhësor; në mësimin e gjuhës amtare dhe të letërsisë si lëndë të veçantë në institucionet edukativo-arsimore me mësim në gjuhën e shumicës etnike; në zgjedhjen e lirë të institucionit shkollor (të pakicës ose shumicës) të cilën nxënësi i pakicës kombëtare do ta ndjeki, respektivisht në vendimin e lirë për ata që nxënësi i pakicës kombëtare, nëqoftë mësohet në shkollë me mësim në një gjuhë tjetër, do ta ndjeki mësimin dhe të gjuhës së vet amëtare si lëndë të veçantë ( varësisht nga mosha e nxënësëve, e drejta e zgjedhjes u takon prindëve të tyre ose vet atyre); në përvetsimin e njohjeve elementare për histori, gjeografi, art etj. të popullit amë të tij.
Prandaj, aty ka të bëj me përshtatmerin të programit mësimor nevojave të pakicave kombëtare, dhënie e provimeve në gjuhën amtare dhe jashtë shkollave të pakicave( për shembull, me rastin e regjistrimit në institucionet e rregulta të shkollave të larta në të cilat mësimi mbahet në gjuhën e shumicës etnike), në themelimin dhe mbajtjen të institucioneve arsimore të pakicës përkatëse (private, fetare); në aftësimin e arsimtarëve ( për punë në shkolla me mësim në gjuhët e pakicave respektivisht për ligjerimin e gjuhës së pakicës si lëndë të veçantë) dhe përdorimi i librave dhe litetaturës përkatëse; në finansimin e shkollave të pakicave nga buxheti shtetëror, për vazhdimin e shkollimit në shtetin amë të pakicës, në pjesëmarrjen e marrjeve të vendimeve me rëndësi për arsimin e pakicave ( në nivelin shtetëror dhe në nivelin lokal – pjesëmarrja në nxjerrjen për shembull të ligjit për pakica, të ligjit për arsimim, ligjit për univerzitet etj; në marrjen e vendimeve për themelimin, bashkimin ose të analuarit apo shfuqizuarit të shkollave gjegjëse të pakicave kombëtare, mbi emërimin dhe shkarkimin e e drejtave të shkollave të tilla; për miratimin respektivisht ndërrimin dhe plotësimin të planit dhe programit mësimor me rëndësi për pozitën e pakicave, etj.; në kryerjen e funkësioneve me përgjegjësi në institucionet arësimore për pakica nga ana e vet pjesëtarëve të pakicës përkatëse (drejtorët dhe zëvendësit e shkollave, inspektorët e shkollave – veçenarisht për gjuhën e pakicave, arsimtarët etj.); në përdorimin zyrtar të gjuhës së pakicës në punën e institucioneve edukative dhe arsimore për pakica (komunikimi me prind, administrimi i dokumentacionit në gjuhën e pakicës ose në dygjuhësi, lëshimi i dëftesave shkollore në gjuhën e pakicës ose në dygjuhësi; etj.); në mësimin e gjuhës të shumicës së popullatës (për pa çka pjesëtarët e pakicave nuk do të mundeshin në mënyrë të drejtë me u përshtat në jetën shoqërore të shtetit në të cilin jetojnë. Konkretisht, përvetësimi i mirë i gjuhës së shumicës mund të jetë me rëndësi esenciale për vazhdimin e pa penguar të shkollimit në ndonjë institucion arsimor me mësim në gjuhën e shumicës, për shansat e barabarta te punësimit dhe jashtë zonës të popullësuar me pjestarë të pakicës, etj.).
Më naltë janë numërua vetëm disa të drejta themelore të cilat kanë të bëjnë me arsimin e vaçantë për pjesëtarë të pakicave kombëtare. Me fjalë të tjera, varësisht nga mundësit ekzistuese dhe gadishmerisë – vehtjake për atë, shtetet munden pakicave kombëtare me ua njoh dhe disa të drejta të tjera plotësuese, që nuk i kemi përmendur ( për shembull, mesimi në shkollat e pakicave nga lëndët e identitetit, të kulturës së tyre kombëtare të bëhet dhe zhvillohet sipas planit mësimor i cili është në fuqi në shtetin amë të pakicës përkatëse).
Sot të drejtat e veçanta në fushën e shkollimit janë të rregulluara dhe të përcaktuara me dokumene me rëndësi bashkëkohore juridike ndërkombëtare dhe dokumente të tjera. Ashtu për shembull, Konventa Kuadër, si dokumenti më me rëndësi juridik rajonal, përmban, ndër të tjerat, dhe dispozitat për këto çështje. Konkretisht, me këtë Konventë është përcaktuar se palët kontraktuese: ku është e përshtatshme, do të ndëmarrin masa në fushën e arsimit dhe të hulumtimit për kujdesin e e kultivimit të kulturës, historisë, gjuhës dhe besimit të pakicave kombëtare (neni 12/1); do të sigurojnë mundësit përkatëse për aftësimin e arsimtarëve dhe për përdorimin e librave dhe lehtësimin e takimit në mes nëxënsave dhe arsimtarëve të bashkësive të ndryshme (neni12/2); do të përparojnë apo çojnë përpara mundësit e barabarta për inkuadrimin në arsim në të gjitha nivelet për pjesëtarët e pakicave kombëtare (neni12/3); njohja dhe pranimi e secilit pjestar të pakicës kombëtare për të mësuar gjuhën e vet të pakicës (neni 14/1); në zonat të cilat janë tradicionalisht ose në një masë të konsiderueshme të banuara me pjesëtarët e pakicave kombëtare, nëse ka kërkesë të mjaftueshme me bë përpjekje për të siguruar, sadoqë është e mundshme dhe në kuadër të sistemeve të veta arsimore, që pjesëtarët e pakicave të kenë mundësi gjegjëse për ndjekjen e mësimeve në gjuhën amtare ose të mbajtjeve të orëve të mësimit nga ato gjuhë (neni 14/2); e tjera.
Këto të drejta janë të pranuara e të njohura dhe në rrafshin universal. Per shembull, me nenin 4/3-4 të Deklaratës të Kombëve të Bashkuara për të drejtat e pjesëtarëve të pakicave kombëtare ose etnike, fetare dhe gjuhësore (1992) është saktësua se shtetet duhet të ndërmarrin masa gjegjëse, ashtu që ku është ajo e mundshme, pjesëtarët e pakicave të kenë mundësi adekuate për ta mësuar gjuhën e vet amtare ose të ndjekin mësimin në gjuhën amtare; si dhe ajo që shtetet, atje ku është e nevojshme, duhet të ndermarrin masa në lëmin e arsimit në mënyrë që të nxisin njohjen e historisë, traditës, gjuhës dhe kulturës të pakicave të cilat jetojnë në territorin e tyre; si dhe pjesëtarët e pakicave duhet të kenë mundësi gjegjëse të krijojnë njohje mbi shoqërinë si tërësi.
Rëndësia e kësaj materie ka pasur për pasoj që nën drejtimin e OEBS-it ( të Komesarit të Lartë për pakica kombëtare) është përgatitur një dokument i veçantë, i njohur si rekomandimet e Hagës për të drejtat e pakicave kombëtare për arsim, me të cilin janë rregullua çështjet të cilat i përkasin arsimit fillor dhe të mesëm të pakicave, arsimit të pakicave në shkolla profesionale, si dhe të shkollimit të lartë për pjesëtarë të pakicave etj.