Asnjëherë nuk kam kërkuar përkrahje publike për ndonjë person që kërkon votat e shqiptarëve në cilindo nga shtetet tona në Ballkan. Sot, botërisht, lus familjarët, miqtë dhe të gjithë votuesit në kryeqytetin e Republikës së Kosovës të hedhin një votë për kandidaten për Asamblenë e Komunës së Prishtinës zonjën Vala Peshku.

 

Nuk e kam takuar Vala Peshkun ndonjëherë në jetën time. Jam i bindur që asnjë votues në botë nuk e ka takimin me çdo kandidat përfaqësues si kusht të dhënies së votës. Unë para se të shkoj në vendvotim përcjell dhe mësoj sa të mundem më shumë për tri gjëra që lidhen me kandidatin/ten:

 

1) Informohem për jetën dhe veprimtarinë qytetare dhe njerëzore të kandidatit/tes për votë;

 

2) Informohem për përvojat dhe përgatitjen profesionale të kandidatit/tes par votë;

 

dhe

 

3) Studioj sa më afër platformën dhe fushatën e kandidatit/tes duke u përqendruar në premtimet dhe probabilitetin e realizimit të tyre. Sa më pa mbulesë premtimet, aq më e madhe gjasa që premtimet nuk do të mbahen dhe aq më e vogël mundësia që vota ime do të shkojë për atë person.

 

Ju lutem më lejoni të arsyetoj para jush kërkesën time pse duhet të konsideroni seriozosht që votën tuaj t’ ja jepni kandidates së Vetëvendosjes Vala Peshku.

 

Siç shkrova në fillim, Valën nuk e kam takuar kurrë, por kemi pasur shumë shkëmbime, të cilat disa herë kanë qenë debate vluese politike, që megjithatë gjithmonë kanë mbetur në suaza të mirësjelljes dhe në të shumtën e rasteve duke ju falënderuar mendjehapjes dhe fisnikërisë së Valës. Vala ka zgjedhur si shtëpi politike Lëvizjen Vetëvendosje dhe bërjen e saj pjesë të këtij subjekti e shoh si një situatë win-win. Vala, në debatet tona, vazhdimisht, ka mbështetur subjektin e saj me këmbëngulje duke vënë në pah të mirat dhe pikat e forta të Vetëvendosjes, por edhe duke pranuar dobësitë dhe gabimet, të cilat, sipas saj dhe pajtimit tim me të, duhet dhe do të përmirësohen. Kjo më ka lënë përshtypje të fuqishme dhe ishte arsyeja e parë serioze pse unë vendosa ta mbështes publikisht. Arsyeja e dytë serioze qe mospranimi i saj të ankohej dhe shfrente për situatën, porse të përfshihet direkt në vendimmarrjen për Prishtinën ashtu që kryeqyteti ynë të bëhet një qytet modern dhe metropolis europian.

 

Ju ftoj që të njohtoheni me Valën edhe vetë– ose duke hulumtuar ose edhe duke e takuar drejtpërdrejt, por para se ta përfundoj ekspozeun tim, dua të vërtetoj që unë kam bërë shumicën e detyrave shtëpiake për kandidaten edhe vetë. Jam i bindur që informacionet e mia do t’ ju ndihmojnë që edhe ju të merrni verdiktin që ta votoni kandidaten e Vetëvendosjes Vala Peshku.

 

1) Vala është e lindur dhe formuar në Prishtinë. E kam veneruar shpesh kur ka ngritur zërin dhe ka participuar në aktivitete të shumta pa pyetur për kohë apo kosto angazhimi. Nënë e dy fëmijëve dhe bashkëshorte e mirë, ajo do të jeta zëri i fëmijëve dhe familjeve të Prishtinës në Kuvendin e kryeqytetit tonë të dashur.

 

2) Vala me përvojën e saj nga studimet e gjuhës dhe letërsisë angleze ka mundur të mbledhë përvoja të mira administrative, financiare dhe udhëheqëse me organizata dhe kompani ndërkombëtare dhe vendore: World Vision (1996-1999), International Organization for Migration (1999-2003), Kujtesa Net shpk (2003-aktualisht), FSF Shpk (2013-2014) dhe FP Consolidated (shpk 2015-aktualisht). Të gjitha këto përvoja dhe mësime ajo do t’i investojë në dhe për Prisshtinën.

 

3) Vala premton që do të jetë shembull për fëmijët e Prishtinës duke u angazhuar së pari dhe më së shumti për ardhmërinë tonë nga Prishtina dhe do të jetë e hapur për të përkrahur afrimin e partive fituese në Asamble dhe çdo projekti të mirë për prishtinasit.

 

Shpresoj që do të dëgjoni thirrjen time dhe sëbashku ta dërgojmë Valën me numër 21 nga Vetëvendosja në Asamblenë e Prishtinës ku ajo do të flasë në emrin tonë dhe do të punojë për të gjithë prishtinasit.

 

Ju faleminderit!

By admini