Shkruan: Haxhi Zeneli
Ne shpesh herë flasim për bukurit natyrore të vendlindjes!, sepse ajo na mungon më së shumti në mërgim. Shpesh herë ndodhë nga malli i vendlindje,edhe nëse shohim diçka të pa hishme,ne përsëri heshtim,nuk e themi,apo ngurrojmë ta themi atë që shohim,vetem që mos të ofendojmë ata që i njohim dhe na njohin. Po përse duhet çdo herë ti bëjmë qefin dikuj që kemi shok apo mik,përse mos ti themi gjërat ashtu si janë?!. Po si mendojmë ne të ndryshojmë këtë shoqëri,nëse nuk jemi të sinqertë,ajo ajo shoqëri do të vazhdojë ashtu,dhe asnjëherë nuk do të mësojë të vërtetën.Së paku ne që jetojmë jashtë vendlindjes,mendojë se duhet të jemi më të sinqertë me njerëzit dhe vendin tonë,nëse ja duam të mirën,së paku ti tregojmë gjërat ashtu si ne i shohim.
Mbasi që viti kalon shumë shpejt,ne i kthemi Ulqinit çdo vit.Pak a shumë,mundohemi edhe atje ku shkojmë të mbajmë një rrgjim. Andaj unë preferojë të eci çdo mengjes,duke marr rrugën teposhtë,që më çon drejt tek Bulevardi Teuta. Në këtë mënyrë shfrytëzojë edhe rastin të njihem më ndryshimet që ka psuar Ulqini gjatë tërë vitit. Dhe me të zbritur atje posht tek bulevardi,më kishte ikur nga mendja,që ende tek ai vend ishte e nevojshme maska për tu mbrojtur nga gazërat toksike të ujrave të zeza,që dilnin dhe shpërndaheshin në hapsirë nën qiellin e hapur,për s’gjati Ulqinit deri tek kanali “Porto Milena”,që na përkujton vendet e një bote të tretë,që posa u afrova,në rrjedhën e këtyre “ujrave”,mori me vehte edhe bukurin e këti mëngjezi. Kjo nuk është diçka e re!,ka vite që populli përballet me këtë gjendje,që mund të përhapi ndonjë epidemi në mbarë vendin,e sidomos gjatë vërës me ato temperatura të larta.Përse një gjë e tillë nuk merret seriozisht?. E cila ka vite që diskutohet,se për këtë projekt,fondet janë të aprovuar.
Por nuk është vetëm kjo që shëmton bukurin e këti qyteti,ka edhe të tjera!. Vrejmë se në disa pjesë të këti qytetit,nuk funksionojnë zonat e ndara urbanistike,siç janë ato:industriale,komerciale,rezidenciale,turistike etj. Këto zona në Ulqin janë të përziera,si një koktel pa shije,që nuk pihët. Ulqini ka shtërnguar vetën në fyt,që po ndalon frymarrjen e ti,gjer sa të shkaktojë vdekjen nga duart e veta.Këtu lehtë mund të vrehët imazhi e një qyteti jo-funksional,që patjetër ndikon në devalvimin e vlerës së patundshmëris,dhe tërheqëjen e investitorëve serioz në këtë vendi.
Duke vazhduar rrugën nëpër mes të kësajë lagje,(sipas shtëpive private që shofim aty të ndërtuara),mbase kjo zonë ndoshta ende nuk ështe e urbanizuar,por megjithate banorët nuk kanë pasur durimin të presin planet urbanistike të komunës që vonohen me dekada,të cilët kanë nisur të ndërtojnë,si në shumë lagje tjera të Ulqinit. Nuk kishte se si të mos na vriste syrin,ku mu në mesin e kësajë zone rezidenciale,pra aty në Gjerana,ishte shëmtuar nga një park i quajtur,”ot-pad” (junkyard),që i jep një pamje shëmtuese të gjithë zonës,që shpesh herë bllokohet edhe rruga nga automjetet që vin aty për të kërkuar pjesë të veturave. Kjo pasqyrë,nuk ka se si mos të ndikojë në devalvimin e pronave të atyre për rreth,që tashti veç kanë investuar me qindra,mijëra euro për të akomoduar vetëvehtën dhe pushuesit të tjerë. Edhe pse ka mungesa të dukshme në këtë qytet,si per shembull mungesa e:ujit,rrymes,infrastruktures përsëri ndërtimet s’kan të ndalur,po ndërtohët përmbi mundësit e përballueshme,përtej kapaciteteve që ka Ulqini.
Kjo gjendje lirisht mund të çojë ndërtimet në kolaps. Ligji i patundshmeris qendron në faktin,çka do të thotë:kërkesë&furnizim(suply&demand). Por siç duket s’ja vë veshin kushë këtyre rregulla.
Sa për kuriozitet kemi biseduar me shumë qytetar,kudo që i kemi takuar ata.Kemi vrejtur një mosknaqësi tek shumica e tyre. Ata shprehin të njëjtat shqetsime,duke thënë se:”Ulqini ka kzizë të madhe për të gjetur njerëzit të sinqertë që mbrojnë interesat e qytetarëve dhe të qytetit,e jo interesat personale të tyre. Të njëjtit njerëz po na sillen rrotull tash sa vite,të cilët nuk po i çelin rrugë të rinjëve që të kyçen. Po ta shikosh historin e tyre,asnjëri s’ka bë asgjë,ama asgjë fare”.
Shtator/2017