Qeveria e Malit të Zi ka pranuar propozimin e Këshillit për privatizim dhe ka vendosur që toka shtetrore dhe objektet në pronësi të Rivierës së Ulqinit ti jap mi qira afatgjate kompanisë Karisma Hotels & Resorts.
Në Ndërmarrjen hoteliero-turistike “Riviera e Ulqinit” janë të punësuar mbi 100 punëtor nga qyteti i Ulqinit. Në bisedën me disa nga këta punëtorë mësohet një shqetsim i madh i tyre pasi rreth 70 prej tyre rrezikojnë të mbesin pa punë nga tetori i këtij viti, atherë kur kompania fituese do të fillojë punën sipas marrëveshjes. Mësohet se punëtoret që nuk do të kenë mundësinë e vazhdimit të punës janë me kontratë të përhershme të punës dhe se ata do të shpallen tepricë teknologjike.
Shumica e këtyre punëtorëve janë familjarë dhe kryefamiljarë dhe më këtë pagë mirëmbajnë familjet e tyre.
Numri kaq i madh i punëtorëve që mund të mbesin pa punë paraqet edhe një goditje tjetër të rëndë për standartin e qytetarëve të Ulqinit, qyteti i cili sipas shifrave zyrtare mbetet në listën e qyteteve më të varfëra në Mal të Zi.