Zgjedhjet e para të pasluftës për Kuvendin në Republikën Popullore të Malit të Zi janë mbajtur me 3 nëntor të vitit 1946, shkruan gazetari, publicisti dhe studiuesi Gjekë Gjonaj në një shkrim të tij për Koha Javore.

Në këto zgjedhje kanë garuar edhe shqiptarët nga Ulqini (Ana e Malit), Tivari (Kraja), Malësia (Tuzi), Podgorica. Pas zgjedhjeve nga radhët e shqiptarëve fitues janë shpallur:

Emri dhe mbiemri           Qyteti                                   Rrethi zgjedhor
Tomë Berisha                    Rrethi i Titogradit             Hot-Grudë
Ibrahim Dresheviq           Rrethi i Titogradit             Tuz-Mataguzh
Junus Pelinkoviq              Rrethi i Ulqinit                   Shtoj – Braticë
Iso Ardoliq                          Rrethi i Ulqinit                   Ostros
Qamil Lukoviq                    Rrethi i Ulqinit                   Katërkollë

Mandati i deputeteve të zgjedhur ka zgjatur 4 vjet.

Duhet theksuar se gjatë  periudhës mandatore 1946 – 1950 të Kuvendit Popullor nuk ka pasur asnjë shqiptar të përfshirë në ndonjë organ të pushtetit, as në kryesinë e Kuvendit, as në forume të punës së Kuvendit, as në përbërjen e qeverisë së Republikës Popullore të Malit të Zi.

By admini