Shkruan Gjeke Gjonaj

Me shkuarjen e tij në amshim te Paloke  Pjeter  Shkrelit  humbëm njeriun e ndershëm, fisnik, besnik, bamirës dhe atdhetar. Lindi në vitin  1929 në Shtoj të Ulqinit. U rrit, hodhi shtat dhe u formua ne nje familje bujare te ardhur nga Shkreli i Malesise se Madhe dhe u mekua qe te donte vendin e tij dhe njerezit. Jeta e tij e fëmijërisë  ka qenë mjaft e hidhur  dhe e vështirë, sikurse e të gjithë bashkëmoshatarëve të tij.  Jetoi  me hallet dhe shqetësimet  që kishte sjellë Lufta e Dytë Botërore. Gjatë jetës kaloi shumë  sfida. U përballua me  çaste të vështira  në kohë shumë të liga . Por, nuk u gjunjëzua. Ai jetën e kishte nder, nderin – punë, kurse virtyti kryesor që e dalloi ishte siç e thoshte vet – njerëzia.  I rritur dhe i edukuar në një familje me tradita, kur e mori veten materialisht,   nuk ka lënë  pa ndihmuar asnjë njeri në nevojë.  Plot 30 vite ushtroi detyren e  sekretarit  në Shkollën Fillore “ Mark Nucullaj” në Shtoj, ku edhe u pensionua.

U mundua që gjatë gjithë jetës të bëjë vetëm punë të miraSi i tillë mbeti  në kujtesë të kolegëve, të shokëve dhe miqëve. Motoja e tij e jetës ka qenë puna me ndeshmëri në të mirë të gjithë komunitetit pa dallim. Ishte burreror. Serioz.  I thjeshtë. Me një karakter të spikatur.  Një guximtar  i qetë, sa i vuri te gjithe  ne “gjume” e nuk arriten ta kuptonin heshtjen e tij. Shume i dashur me ata që të deshtën. Edhe me mua! Një  shembellim  i shpirtit fisnik.  Atdhetar me ndjenja te kulluara. Ai e donte popullin e tij, jo sa per forme, mode apo perfitim material, por me pasion te kultivuar atdhedashurie.Pra ishte vetvetja. Por kishte respekt edhe per popujt e tjere. Ishte nga ata njerëz që nuk njifte gënjeshtrën, servilizmin, nënshtrimin dhe këto veti  i përcolli edhe tek brezi i ri. Nuk fliste shumë. Por kur fliste fjalët e tij kishin peshë. Të gjithë  e respektonin, e çmonin dhe e vlerësonin për kakarkterin e tij të rrallë dhe të fortë burrëror.

 

Ky njeri i mire  ishte hale ne sy per pushtetin komunist. Pa asnje faj  burgoset ne Ulqin  me rastin e vizites se pare qe i beri Josip Broz Tito ketij qyteti  me pretekst si njeri i rrezikshem per jeten e mareshalit te atehershem te Jugosllavise. Ai me vone denohet me nente muaj burg, te cilin e vuajti me qendrese e dinjitet  ne Tivar.   Megjithate nuk arriten ta  zbejne e jo me ta thyejne  karakterin e tij te forte njerezor dhe idealet e tij  te pastra kombetare. Dashuria e tij per kombin e vet, krenaria e te qenurit shqiptar, idealet me te larta te njerezimit, burreria, besa, fisnikeria, bujaria mikepritja, e  drejta dhe e verteta,  ishin pjese te pandara te jetes se tij.

Perpjekjet dhe guximi i tij  qe mos te mbyllet mesimi ne gjuhen shqipe ne shkollen ku ka punuar eshte faqe e ndritur dhe e lavdishme atdhedashurie  e arsimit tone kombetar. Ai kete mision te shenjte e mori per shkak se nuk mund te pajtohej assesi qe nxenesit shqiptare te  privoheshin  nga qeveria jugosllave te ndjekin mesimin fillor  ne gjuhen e tyre amtare.

Ajo cka nuk duhet harruar kur flitet per Paloke Shkrelin  eshte gjithashtu fakti qe ai  beri ne mbrojtje te simboleve kombetare.I pari nje vendlindjen e tij mori guximin  qe me  11 nentor te vitit 1968  ne dasmen e tij  te perdore flamurin  kombëtar, i cili per te ishte deshmi e besnikerise ndaj memedheut dhe ndaj kombit.Po ashtu pa frike u rreshtua  ne mesin e atyre burrave atdhetare te Ulqinit qe e ngriten dhe naten e ruajten  flamurin tone te shenjte nga pushtetaret e kohes.

Lavdi jetës dhe veprës  së tij njerëzore !

 

 

 

By admini