
Jeta në fshat nuk është edhe aq e lehtë për mos të thënë se është e vështirë. Në lidhje me këtë shumë bujqë nga Ana e Malit merren me kultivimin e kultura të ndryshme bujqësore me qëllim të vetëm që të mirëmbajnë familjen e tyre si të vetmen rrugë.
I tillë është edhe Vebi Lleshi nga Kravari i Anës së Malit. Ai për jedro.me tregon për punën të cilën ai e bën gjatë stinës së verës dhe që ka të bëjë me kultivimin e bostanin. Vebiu e pranon se kjo punë nuk është aspak e lehtë por e domosdoshme për mirëmbajtjen e familjes së tij.
Vebiu poashtu tregon se ai më këtë punë është duke shkolluar edhe fëmijët e tij.
”Familja ime jeton prej kësaj pune. Shkolloj fëmijët. Vajza është duke përfunduar drejtësinë, është para diplomimit, djali është në vitin e dytë”, tregoni Vebiu.
Ai poashtu tregon se fëmijët e tij nuk do të qendrojnë në fshat dhe të merren me bujqësi.