
Futbollistët e Otrant Olimpikut nga qyteti i Ulqinit shënuan dje ndoshta fitoren vendimtare për hyrjen në barazhin për në ligën e parë futbollistike të Malit të Zi.
Përveç një loje të bukur dhe të luftuar në çdo moment të 90 minutave një rol të madh në këtë fitore kanë dhënë grupi i tifozave të Ulqinit të cilët për 90 minuta nuk u ndalen së përkrahuri ekipin e vet të zemrës. Tifozat e Ulqinit në këtë ndeshje ishin të ”përforcuar” edhe nga tifo grupi ”Plisat Ulqin” të cilët veprojnë në kuadër të grupit të njohur të Prishtinës.
Në fund të takimit të gjithë u gëzuan pa masë duke bërë që tani fatin për kalim në barazh ulqinakët e kanë në duart e veta.
Dje si asnjëherë më parë në stadiumin mund të ishin më shumë se 1200 shikues gjë që paraqet një rast të mirë që udhëheqësit e klubit të mendojnë për rritjen e numrit të ulsëve për shikuesit.