Në një nga ndeshjet model, në prani të të rreth 1200 shikuesve, futbollistët e Otrant Olimpikut nga Ulqini arritën të fitojnë Ibrin me rezultatin minimal 1:0.
Golin vendimtar e shënoi Meto Divanoviq në minutin e 88-të të takimit nga një goditje dënimi për të çuar peshë të gjithë të pranishmit në këtë takim. Duhet shtuar se një rast të pastër për gol në pjesën e parë të takimit huqi qendërsulmuesi i Ulqinit Shkrela.
Një vendosje perfekte e lojtarëve nga ana e trenerit të Ulqinit Xhemo Kapllanbegu, disa pritje të shkëlqyera të portierit Arben Meqikukiq, një dirigjim afër persosjes në mbrojtje nga ana e kapitetnit Arian Senika dhe një zotërim i pabesueshëm i mesfushës nga ana e Meto Divanoviqit ishin momentet që i dhanë Ulqinit fitoren ndoshta edhe vendimtare për barazh.
Javën e ardhshme, Otrant Olimpik do të jetë mysfir i ekipit Bratstvo.
Tabela e klasifikimit pas xhiros së 31-të është si më poshtë.
1. Kom 59
2. Ibar 57
3. Otrant 45
4. Mornar 43
5. Jezero 42
6. Cetinje 39
7. Berane 35
8. Igalo 33
9. Çelik 26
10. Radniçki 24
11. Bratstvo 19