Një grup i kolegëve nga sektori civil dhe një grup intelektualësh nga Ulqini ditën e shtune kanë inicuar një peticion online për lirimin e Dr Nail Dragës. Peticioni është titulluar si më posht: Peticion – Dr Nail Draga – Apel Publik Presidentit Vujanoviq për falje
”Këtë Peticion e kanë nisur fillimisht një grup i kolegëve nga sektori civil dhe një grup intelektualësh, duke u nisur nga paradoksi se sot po vuan dënimin një intelektual i mirëfilltë, i padënuar deri tani dhe me gjendje shëndetësore të rënduar, kur dihet mirë se për keqpërdorime detyre me përmasa marramendëse të qindra të tjerëve, që për pasojë kanë pasur shkatërrimin e pasurisë publike, falimentimin e ndërmarrjeve dhe papunësinë e lartë, por askush nuk u ndëshkua me burg”, thuhet ndër të tjerave në hyrjen për këtë nismë të marrë.
Për të nënshkuar peticionin klikoni në KËTU (http://www.ipetitions.com) dhe më pastaj ndiqni hapat për nënshkrimin e tij.