Sot në Ulqin luhet një nga ndeshje me deçizive për futbollistët ulqinakë në luftën për barazhin që të çon në kategorinë e parë të futbollit në Mal të Zi. Mysafirë të Otrant Olimpikut do të jenë hiç më pak se pretendentet kryesor që në fund të shpallen kampion, ekipi Ibër nga Rozhaja.
Fitorja në këtë ndeshje asnjërit ekip nuk i jep sigurinë në vahdimin e kampionatit për të arritur qëllimet, Otrantit për barazh kurse Ibrit për tu shpallur kampion, por humbja e pikëve nga secili ekipi sot do të thotë, me shumë gjasa, humbje të shansit për të pretenduar për të arritur qëllimet e veta. Të dy ekipeve iu intereson vetëm fitorja.
Ulqinakët bëjnë thirrje për tifozat e vet që sot të jenë të gjithë të pranishëm në fushën e tyre për ti përkrahur maksimalisht që të arrijnë te fitorja, ndoshta edhe me e rëndësishmja e vitit.
”Ejani dhe behunu lojtari i 12-të për ne sot”, bëjnë thirrje nga klubi Otrant Olimpik.
Nga ana tjetër edhe rozhajasit kanë marrë të gjithë masat për sot dhe janë bërë gati për më të mirën e tyre. Ata kanë mbërritur në Ulqin një ditë me herët që të jenë sa më të pushuar për 90 minutat e sodit.
Ndeshja luhet në fushën e futbollit në Plazhin e madh me fillim nga ora 17:30.