Shkruan:Haxhi Zeneli

Shpesh herë kurë është në pyetje feja!njerëzit hezitojnë të prekin këto tema,dhe ju shmangën,por nuk do të thotë se ata janë në pajtushmëri me atë që ata e dëgjojnë apo ju ligjërohet,dhe kemi parë se dyshimet e tyre i shprehin vetëm në shoqërit e ngushta,dhe jo publike,dhe shkaqët dihën.Megjithate unë po i ndajë me publikun brengosjet e mia,që nganjëherë i hasim në besimet fetare.Sot disa nga imamët marrin guximin të flasin në emrin e fesë,për disa çështje që edhe ata vetë nuk e kuptojn,apo nuk janë të sigurt.U bëra kurreshtar të kuptoja,se përse një imam shqiptar mu drejtua me këto fjalë para disa kohëve:”se Feja Islame e ndalon muzikën!”,është”haram më tha”!.Me që unë jam marr me muzikë tanë jetën time,dhe ajo u bë pjesë e imja dhe ushqim i shpirtit tim,dhe nga ky interpretim i këti imami nuk më erdhi mirë,jo se do më pengonte që ta ushtroja këtë,sepse unë besojë në logjikën time që ma ka dhënë krijuesi im.Mendova me vehtën!,përse atëherë populli thotë?, kurë dëgjon dikend që këndon mirë dhe ka zë të bukur se,”Zoti ja ka falë”,atëherë përse atyre që Zoti ju ka falë zërin e bukur,e kanë të ndaluar nga feja që të këndojnë,përse mos ta përdorin dhuntin e krijuesit?!.Nuk i bëra asnjë kundërshtim këti imami,sepse nuk kisha njohuri përë atë që thoshte.Unë mendojë se shumica që i takojnë këti besim,nuk e dinë të vërtetën e kësajë,porë orintohën me fjalët e imamëve.Sepse kjo është një tabu,na është thënë qysh nga fëmijëria se kurë flet një hoxhë,nuk duhet ti kundërshtojmë.Pas disa kohëve më lindi kurreshtja që të bëjë hulumtimet e mia përsonale dhe të pavarura.Ku dhe nga do të ishte më mirë të fillojë?,kuptohët të filloja nga libri i”Kuranit”,bile e lexova tre herë.Qëllimi i këti shkrimi është që të sqarohëm për atë që më është thënë mua personalisht:”së muzika është e ndaluar në Islam”,dhe si pasojë të këtyre deklaratave të disa imamëve,kemi raste që ka ndikuar që ti bindin disa këngëtar shqiptar,që të hjekin dorë nga muzika.
Andaj kemi shfletuar disa herë literaturën,në dy gjuhë,në përkthimet shqip por edhe në gjuhën angleze,kuptohet se duke u nisur nga Kurani,dhe kam kuptuar se:Qëndrimi ndaj muzikës në Islam, ka qenë gjithmonë i pa qartësuar,dhe ende edhe sot ka mbetur pothuajse pezull,i pa shpjeguar,dhe shumica e islamistëve kanë shpjegime të një serie të koncepteve dhe ndjenjave kontradiktore,duke pohuar se”muzika është djallëzore dhe se është e ndaluar”,kurse tek disa sekte të tjera islamike muzika është plotësisht e lejuar.
Shumë nga myslimanët kanë frikën e”magjisë”,dhe është si toksike dhe e ndalojnë atë si kurëse të ishte një mjet i djallit.Kurse disa myslimanë të tjerë e shofin muzikën si mjet frymëzues dhe krejtësisht shpirtëror.Dhe kurë të analizojmë këtë,shumica e muslimanëve bien diku në mes të këtyre poleve,duke kufizuar praktikën e muzikës në një farë mase të kontrolluarë,ashtu si edhe gjykimet e tjera ligjore në botën Islamit.Gjykimet në lidhje me pranueshmërinë e muzikës duhet të bazohet në shkrimet e shenjta ose në analogji,e jo siç ndodhë tek ne që bazohën vetëm në individët si një vendim apo mendim prioritar.
Kundërshtarët si dhe përkrahësit e muzikës, në këtë mënyrë i bazojnë argumentet e tyre kryesisht nën:(a) në Kur’an dhe në (b.) Në literaturën e hadithit:
Sa i përket Kur’anit,duke e shfletuar me vemendëje,për të gjetur atë që thuhët nga disa imam apo edhe ligjëruesit të tjerë,mund të themi,se nuk kemi hasur asgjë nga kjo në mënyrë konkrete me temën e muzikës.Edhe pse autoritetet fetare janë bazuar tek disa vargje,që ata besojnë të kenë implikime dhe shpjegime për rolin e muzikës.
“Kurse ata të cilët i japin të drejtë dhe që e miratojnë muzikën,bazohën në ajetin XXXV:1,ku këtu i referohet një zëri të bukur: Ai shton në krijesat e Tij atë që do Ai,
dhe se vargjet XXXIX:17-18 i referohen të kënduarit: “Andaj, jepjau lajmin e mirë shërbëtorëve të mi,të cilët dëgjojnë:el-Kaul (fjalën e folur) dhe ndjekin më të mirën prej saj”.
Këto argumente kuranore janë disi të sforcuara,edhe pse nuk është përmendur qartë për muzikën.
Mbështetje të fortë për ose kundër muzikës mund të gjenden në shkrimet e hadithit, të cilat përshkruajnë traditat e Profetit Muhamed.
Një hadith që është përdorur shpesh për të mbrojtur tezën e ndalimit të përdorimit të muzikës është historia e dy vajzave të reja që përformojnë duke kënduar në shoqërimin e këngës me defa,(që ishte istrument shumë i përdorur për kohën) në shtëpinë e gruas së Muhamedit me ftesën e Aishes-së. Kur Ebu Bekri (më vonë kalifi i parë mysliman,miku i Muhamedit),kurë hyri brënda,pa Profetin të shtrir duke pushuar,ai i qorton vajzat që këndonin aty, kurse Muhamedi i përgjigjet “Leri të lira”,leri të bëjnë punën e tyre”.Megjithatë,ky hadith është përdorur nga disa “musliman” që të kundërshtojë përdorimin e muzikës,ku Ebu Bekri e kishte quajtur këndimin e lartëpërmendur “punë e djallit,apo shejtanit”.Në një rast tjetër: Iben Umeri e kishte parë një herë Muhammedin duke mbyllur veshët e tij, kur ai dëgjoi zërin e mizmarit(instrument me frymë në formen e surles),një gjë që ndodhë edhe sotë kurë të dëgjojmë muzikë të lartë i mbyllim vesht me duart tona,apo edhe me tapa të veshëve.
Si përfudim,hadithet si dhe Kur’ani, nuk arrijn që të marrin përfundime të caktuara në lidhje me rolin e muzikës në Islam,por sipas disa mësuesëve apo imamëve që intepretojnë Kuranin,përsëri nuk japin sqarime të kthjelluara për rolin e muzikës në Islam.
Kjo dukët disi si kontradiktore,sepse qysh nga fillimi i fes Islame që besimtarët bashkë me Muhamedin largohën nga Meka për në Medin,ata me arritjen e tyre në Medinë u pritën nga vendasit me këngë dhe melodi që përcillëshin me defa.Pasi që u muar vendimi i ndërtimit të xhamis së Muhamedit,tashti ishin në dilemë se si të identifikohët kjo fe e posa formuar,me çfar të thirret:me daulle apo me kumbana,apo diçka tjetër,por ato donin diçka ma ndryshe nga besimet të tjera,duanin të dallohëshin,dhe u vendos që të thirret elzani me këndim,ku kalifi kryesor i thotë Bilalit:”që ti Bilal ke zë të mirë dhe melodik,ti hyp lartë dhe këndoje këtë zë”dhe elzani i parë u thirr nga një ndjekës i Muhamedit.Andaj çdo gjë që interpretohët kundra muzikës na del kontradiktore,ndajë asajë vepre të ndërmarr nga Profeti Muhamet.Kemi edhe fakte të tjera,ku thuhet se:mjekët musliman kanë përdorur muzikën si terapeuti,për shërimin e disa smundjeve fizike dhe shpirtrore.
Pra kurë shofim se duke filluar nga thirrja e elzanit me anë të këndimit atëherë në asnjë mënyrë nuk mund të ndahët muzika nga Islami,sepse është pjesë e ti,i cili nuk mundet të interpretohët pa melodin muzikore.
Andaj melodia është muzikë,dhe nuk ka asnjë rëndësi se në çfarë forme ajo shprehet,apo interpretohët.

Mars/2017

By admini