Marre nga faqja e G. Ibroçit

Në Katërkollë në vendin ku ndahet rruga për në Shas është vendosr një tabelë me mbishkrimet vetëm në gjuhën malazeze për Shasin dhe Liqenit e Shasit.

Lidhur me këtë mërgimtari jonë më i ri, ish gazetari i TV Teutës Gëzim Ibroçi, ka postuar pamjet e këtyre tabelave. Ky fakt dhe postim i z. Ibroçi ka ngjallur debate të mëdha por edhe të ashpëra për një lëshim të tillë, pa marrë parasysh se nga kush jan; e vendosur këto tabela.

Shumica e debatuesve e dënojnë një gjë të tillë duke e quajtur të pafalshme.
”Nuk duhet pytur pse, vec te kerkohet qe ti korigjojne duke vure “Liqeni i Shasit” spari mandaej te tjerat, ose per ndryshe nuk duhet lejuar per ti vnuar ne zonat e shqiptare. Pse mos ta beje Komuna kete pune per objekte dhe vlera tona historike dhe kulturore. Komuna me Kushtetute ka shum me teper zotesi se sa mendohet apo ndoshta nga friga nuk kerkohen te drejat qe i meritoni?”, kështu shprehet C. Boga në postin e z. Ibroçi.

Shumë nga komentuesit për këtë fajësojnë edhe qeverisjen lokale.
”Sa per tabelen qe eshte e shkruar ne gjuhen zyrtare malalzezee jo dhe ne gjuhen shqipe (me te cilen flet populli vendas) fajtor te vetem jane pushtetaret vendor.Urgjentisht duhet te vehet dhe tabela me shkrim ne gjuhen shqipe,kete e ka ne kompetence vet komuna e Ulqinit.Po keta as cka ju takon me rregull e ligj nuk dijne,apo s’ju benen pershtypje fare se kane harruar se cilit komb i perkasin e kend ne te vertet perfaqesojne?!”, kështu shprehet L. Hoxha.

Por ne mesin e shumë komenteve ishte një interesant që ka të bëjë edhe me shpërnguljet e mëdha që po ndodhin në këtë zonë kohëve të fundit.
”Kane dasht me e shkru edhe Shqip por nuk kane dit se si…..O burra ktu nuk ka met kush me shkru e as kush me lexu….”, kështu shkruan A. Cukaj.

Shumica e pjesëmarrësve në këtë debat janë pothuajse në një linjë duke kritikuar një lëshim të tillë.

By admini