nik-gjeloshajVizita e zv.kryeminsitrit dhe ministrit të jashtëm të Republikës së Kosovës ka ngjallur mjaft polemika nga një pjesë e qytetareve të Malit të Zi. Në këtë linjë janë edhe subjektet e ndryshme opozitare apo përfaqësues kryesorë të kësaj

Lidhje me këtë është deklaruar edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi Nik Gjeloshaj.
”Po kush janë këta zhurmaxhi në Mal të Zi që tentojnë të vejnë në dyshim kredibilitetin politik dhe pëfaqësues të z. Thaçi”, pyet Gjeloshaj.

Gjeloshaj shprehet se me qendrime të tilla opozita në Mal të Zi nuk dëshiron bashkëpunim me partitë politike shqiptare në Mal të Zi
”Apo për to vlen fjala se janë “më katolik se Papa” dhe duan në mënyrë të hapur dhe publike të tregojnë se nuk deshirojnë bashkëpunim me shqiptarët dhe partitë politike shqiptare në Mal të Zi. Përderisa opozita në Mal të Zi në një situatë të tillë ka një sjellje aspak korrekte politikisht dhe moralisht, pakicat në Mal të Zi i çon drejt bashkëpunimit me pjesën tjetër, pa na lënë as edhe hapësirën më të vogël për një bashkëpunim me to”, përfundon Gjeloshaj

By admini