Zyrtari i lartë i Frontit Demokratik Nebojsha Medojeviq ka kundërshtuar vizitën e paralajmëruar të zv.kryeministrit dhe ministrit të jashtëm të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi në Mal të Zi.
Medojeviq në llogarinë e vet në Tviter ka shkruar se ”vizita e Hashim Thaçit në Mal të Zi është edhe një provokim i serbeve në Mal të Zi”.