Ashtu edhe siç pritej atmosfera dhe loja në takimet gjysëmfinale ishin mbresëlënese.
Të drejten e finales së madhe pas ndeshjeve të së shtunës e fituan ekipet Charlie dhe Kraja pasi fituan në ndeshjet respektive.
Rezlultatet:
Charlie vs Ponte 7-3
Ana e Malit vs Kraja 1-1 Penalti:2-3
Futbolli i vogël: Sonte gjysëmfinalet – Charlie favorit, e gjithë vëmendja te ndeshja Kraja – Ana e Malit
Sonte në sallën e shkollës fillore Mareshali Tito do te luhet akti i parafundit të turneut të ligës së futbollit të vogël në Ulqin.
Sipas organizatorëve programi mbrëmjes së së shtunes do të fillojë në ora 19 kurse orari i ndeshjeve gjysëmfnale do të jetë si më poshtë:
Ora 19:30 Charlie vs Ponte
Ora 20:30 Ana e Malit vs Kraja
Nëse në ndeshjen e parë në mes të Charlie dhe Ponte favorit i lehtë në bazë të lojës së treguar deri tani është ekipi i Charlie, betejë e vertetë pritet të jetë ndeshja në mes ekipeve që vinë nga rrethi i Ulqinit, Anës së Malit dhe Krajës. Në ndeshjen në grupe fitore të ngusht mori ekipi i Krajës.
Një gjë është e sigurtë, në bazë të interesimit që vërehet në qytet, salla e shkollës Mareshali Tito ndoshta do të jetë e vogël për të pranuar të gjithë dashamirësit e futbollit sonte.