Pas rreth një muaji të mbushur me emocione dhe kënaqësi për të rinjtë e qytetit të Ulqinit përfundoi turneu i futbollit të vogël Ulqini 2014.
Në ndeshjen finale ndërmjet Charlie dhe Krajës ekipi fitues rikonfirmoi atë që paraqiti për rreth nje muaj, se ishte ekipi më i mirë i këtij aktiviteti. Ekipi Charlie e kurorëzoi këtë më së miri mbrëmjen e së dieles duke u shpallur edhe kampion.
Parqaqitje të mirë kanë pasur edhe ekipet e Krajës, Anës së Malit dhe Ponte.
Më poshtë mund të shikoni pamjet të dy tifozërive respektive që krijuan një ambient të bukur sportive mbrëmjen e së dieles.