NEW YORK – PARISE : Marshimi i djeshëm i katër klerikëve shqiptarë në rrugët e Parisit, duke u solidarizuar me viktimat e revistës satirike “Charlie Hedbo”, u duartrokit nga të pranishmit e shumtë në sheshin e kryeqytetit francez , çka tërhoqi edhe vë mendjen e botës mediatike anemban botës.
Por, duket se kjo nuk ishte e hera e parë që klerikët shqiptar defiluan midis Parisit, pasi që për herë të parë një gjë e tillë ndodhi në vitin 1980, shkruajn sot duke iu referuar një materiali të përvjedhur në rrjetet sociale pa e konfirmuar burimin e tyre .
Së fundi ka qarkulluar një fotografi e tre prijësve fetarë, myslimanë, katolikë dhe ortodoks, që ecën krah për krah njëri tjetrit në rrugët e kryeqytetit francez, e cila është një fotografi e botuar më parë në faqen e tij të interrnetit nga Cezar Ndreu .
Ajo është një fotografi ku duket qartë Imami Isa Hoxha – nga Tropoja – një emigrant i hershëm në SHBA, Prifti katolik Imzot Prence nga Palermo – Itali dhe Peshkopi Arbëresh, Ferrara – kishin marshuar më 3 maj të vitit 1980 në një nga rrugët e Parisit – me rastin e emërtimit të një sheshi të këtij qyteti me emrin e Heroit Kombëtar – Skënderbeut, shkruan në faqen e tij të facebook Cezar Ndreu.
Ai që ka postuar këtë fotografi shumë më parë se të ndodhte kjo dje në Parisë, dhe thotë simbas kujtimeve të xhaxhait të tij Jonuz Ndreu se ata ishin përshëndetur në atë kohë edhe nga kryabshkiaku i Parisit Zhak Shirak – më vonë edhe Presidenti i Francës
Në një shkrim në arshivën e tij lexojmë se Jonuz Ndreu kujton :” Mbas disa përpjekjeve disavjeçare që bëri vëllai im, Isa Ndreu, me gjithë mikun e tij, publicistin e njohur të mërgatës antikomuniste shqiptare, Lec Shllaku, arritën që t’i merrnin mikut të tyre, Zhak Shirak, që asokohe ishte në funksionin e Kryetarit të Bashkisë së Parisit, miratimin për t’i dhënë një sheshi në qëndër të kryeqytetit francez, emrin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Shllaku me Isain e kishin mik të ngushtë Shirakun dhe ata e kishin ndihmuar atë në fushatat elektorale, kur ai kandidonte për postin e Kryeministrit apo të Kryebashkiakut të Parisit”.
Dje mbas 35 vjetëve historia përseritet kur katër përfaqësuesit fetarë shqiptarë janë duartrokitur gjatë ecjes së tyre të solidaritetit me popullin francez në rrugët e Parisit.
Ata kanë ecur të katërt të kapur prej dore dhe kanë përshëndetur të pranishmit, të cilët duartrokisnin dhe brohorisnin “Bravo! Bravo”.
PO KETA JANE FOTOGRAFUA RASTESISHT NE PARIS NE ATE VIT. DY PRIFT ORTODOKS ME DY POP. POPULLI SHQIPTARE KA QENE SHEMBULL NE BOTE PER BASHKEJETESE FETARE. POR ME KETE FOTOGRAFI MOS JA FUTNI KOT.
Po ne Paris, New York dhe vende tjera prendimore eshte leht me marshue. Pse nuk kane marshue ne Tirane ne vitin 1980?!:)