Shkruan Ismet Karamanaga

Si të fillosh të bisedosh, dhe më vonë, edhe ti shkruash fjalët, mendimet dhe një pjesë të jetës e këtij virtuozit e valzimit. Është vështirë , pasi që Kabili flet shumë pak, është një njeri i jashtëzakonshëm, modest dhe i “but” siç totë populli ynë. Një figurë markante , i cili ende në moshën 78 vjeçare , tregon gjallëri dhe fuqi shpirtërore dhe fizike. Më duket se Kabili edhe në të ecurin e tij karakteristik, valzon. ..

Vështirë të shkruash për këtë temë, pasi që vdekja e Rexhep AGËS – ABAZIT, ka lënë një zbrasti të madhe në jetën të folklorit te ne, në Ulqin. Rexhep AGA ka mbetur figurë emblematike duke lënë gjurmë të pashlyera në folklorin tonë popullor. Ende edhe sot “Dasma Ulqinake” me folklorin popullor ulqinak, luhet në tërë teatrot anë e mbanë tokave shqiptare. Merita kryesore padyshim i takon kësaj figure të kulturës tonë.

Prandaj, edhe ka qenë vështirë të zavendsohet Rexhepi. Mirëpo, përpjekjet për ta zavendësuar këtë person kanë vazhduar, dhe me në fund i vetmi i cili ka mujt të ofrohet ishte, dhe ende është edhe sot zotëri Kabil MEHMETI.

Zotëri Kabili është bërë tashmë një virtuoz i folklorit tonë, në veçanti “Valja e PESHKATARËVE” nuk mund të paramendohet pa figurën e këtij virtuozi të folklorit tonë. Kam pasur nderë të marrë pjesë në një prezantim e folklorit dhe turizmit tonë në vitin 2006 në Sarajevë me grupin SHKA Zana. Kabili në veçanti, por edhe të gjithë anëtarët e këtij grupi kanë lënë gjurmë, dhe emocione të mëdha te popullata vendase, por, sidomos te ato me origjinë nga këto treva. Sallat të mbushura plot me adhuruas e muzikës dhe folklorit tonë ishin dëshmitar. Jemi ndarë me mbresa të paharruarra.

Ky doajen i folklorit tonë ka filluar në vitin 1962 në Ulqin në ansamblin “B.Strugar”.. Pastaj, mbi 15 vite, duke filluar në vitet e 80 të shekullit të kaluar, për çdo vitë ka një muaj, ka ndjek shkollën e valzimit në ZAGREB të Kroacisë. Këtu ka mësuar shkollën e valzimit dhe të koreografisë artistike. Prandaj, Kabili ishte dhe është një amater i folklorit, por, një amater i arsimuar në këtë lëmi. Kështu që për veç talentit zotri Kabil MEHMETI, folklorit dhe valzimit i ka dhënë një pjesë të madhe të jetës së tij.
Kabili ka pasur shumë suksesë në prezantimin e folklorit tonë çdo kund ku ka marrë pjesë folklori SHKA Zana, në veçanti në prezantimin e ofertës tonë turistike.
Në vitin 2013 Kabil MEHMETI fiton LICENZËN nga Shoqata folkloristike i ansableve popullore nga Mali i Zi, për kontributin e dhënë në kultivimin e folklorit tonë popullor.
Në vitin 2015 në TIRANË në Festivalin Mbarë kombëtarë, ku kanë marrë pjesë 50 ansambla folkloristikë me “Vallen e Peshkatarëve” Kabil MEHMETI me ansamlin folkloristik SHKA Zana merrë vendin e parë.

Në mënyrë modeste thotë se është i kënaqur me jetën e tij, Folklorit dhe artit i ka dhënë shumë, por, thotë se edhe ka qenë kënaqësi me marrë pjesë në shumë qytete dhe shtete të Yugosllavisë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni,Itali.

Zotri Kabili, MEHMETI, pavarësisht nga mosha ende edhe sot është i pazavendësuashëm. Mendoj se është mirë që personazhët të artit dhe të kulturës tonë, siç është edhe Kabil MEHMETI ti shenojmë dhe të mos ti harrojmë.

Është mirë që edhe gjeneratat e sotme të njoftohen me këta njerëz të cilat e kanë shenuar qytetin tonë në shekullin e kaluar, por, të cilët ende edhe sot janë aktiv, siç është zotri Kabil MEHMETI.

/Marrë nga faqja e autorit në FB/

By admini