Në emisionin televiziv ”Nacisto” të TV Vijesti i ftuar ishte edhe deputeti i DPS-it Luigj Shkrela. Në kët emision u bisedua edhe për marrdhënjet e kësaj partie me partitë e pakicave.
Në pyetjen e udhëeqësit të emisionit se sa DPS i respekton partitë e pakicave kur deputeti i Genci Nimanbegu, që vjen nga radhët e Forcës, në studion e tij ka deklaruar se DPS që 20 vjet nuk ka respektu asnjë marrëveshje.
Duke u përgjigjur në këtë pyetje deputeti Shkrela tha se nuk mund ta kuptojë Nimanbegun.
”Nuk mund ta kuptojë dikënd të cilit unë nuk i vlejë asgjë e 30 vjet është me mua. Ku është gabimi: te ai që vjen tek unë apo tek unë që rri”, ka thënë Shkrela.
Në intervenimin e udhëheqësit se ”a mendon në Nimanbegun”?
”Po, edhe për çdo kënd që mendon ashtu”, është përgjigjur Shkrela.
Shkrela shtoi se nuk beson nëse Nimanbegu ka thënë diçka të tillë.
Për më shumë mund të ndëgjoni emisionin në tërësi, ndërsa diskutimi rreth temës së mësipërme është rreth kohës 1:22:44.