Ndër shumë kërkesa të shqiptarëve në Mal të Zi ndër vite ka qenë edhe ajo për komunës të plotë të Tuzit. Kjë kërkese shumë herë iu është premtuar shqiptarëve se do të realizohet por që një gjë e tillë akoma nuk ka ndodhur.

Në marreveshjen më të fundit që koalicioni ‘’Shqiptarët të vendosur’’ ka nënshkkruar me DPS-in për formimin e qeverisë së re figuron edhe komuna e Tuzit, njëjtë si komunat tjera, duke shtuar se afati i realizimit të jetë jo më larg se gjysma e parë e vitit 2017.

Pa kaluar as edhe  gjysëm muaj nga formimi i qeverisë së së të Malit të Zi menjeherë filluan deklaratat nga zyrtarë të lartë të partisë së DPS-it rreth qendrueshmërisë së Tuzit si komunë e pavarur.

‘’Modeli më i mirë është që Tuzi  të jetë në kuadër të kryeqytetit (Podgoricës) dhe në ecje të shihet se a mund të qendrojë si komunë e pavarur’’, kështu mendon skeretari i DPS-it për Tuz Naser Krkanoviq, shkruan rtcg.

Krkanoviq numëron disa arsye për këtë duke vënë theksin në aspektin ekonomik.

Ai poashtu mendon se jo të gjithë mendojnë si Alternativa shqiptare dhe se jo të gjithë do të duan që Tuzi të jetë komunë e pavarur.

By admini