Në zgjedhjen e përvitshme të 28 njerëzve që po i japin formë dhe po e lëvizin Europën, faqja Politico.eu ka zgjedhur edhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Kjo është një guidë e 28 njerëzve që pritet të shkëlqejnë në vitin 2017 e më tej. Në sqarimin e Politico.eu, për artikullin e sponsorizuar nga mediumi i famshëm “Sky”, thuhet se këta janë 17 meshkujt dhe 11 femrat nga 28 vende të ndryshme, që kanë marrë vëmendjen e këtij mediumi.

Lista është bërë në bazë të ndikimit që kanë pasur këta persona nëpër vendet europiane. Prej 28 njerëzve, Ahmeti është në pozitën e fundit, transmeton Koha.net.

Vitin e kaluar, listës i ka prirë kryeministri i Hungarisë, Victor Orbán. Sivjet në pozitën e parë gjendet prefekti i Londrës, Sadiq Khan. Në këtë listë kanë zënë vend edhe Recep Tayyip Erdogan dhe Federica Mogherini.

“Kosova mund të ketë bërë hapa të rëndësishëm drejt njohjes ndërkombëtare me pranimin në FIFA dhe me medaljen e artë olimpike në Rio. Por për Shpend Ahmetin, kryetar të Prishtinës, ndërtimi i shtetit fillon nga baza”, thuhet në përshkrimin e Politico.co për Shpend Ahmetin.

Si vendimin e tij të parë në postin e kryetarit të Prishtinës, ky medium e ka listuar shitjen e Audi Q7 të ish-kryetarit Isa Mustafa.

By admini