Nail-dragaDiskursi politik

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi të cilat u  mbajten muajin e kaluar  dëshmuan edhe një herë se shqiptarët janë duke humbur peshën politike, duke mos arritur kompromis për koalicion të përbashkët (apo në dy lista), sepse janë duke dominuar  interesat personale, egoizmi dhe liderizmi i rrejshëm që  ka ndikuar në refuzim nga elektorati votues shqiptar, që duhet të jetë një reflektim për veprim politik në të ardhmën

Nail Draga

Zgjedhjeve te rregullta parlamentare të cilat u mbajtën me 16 tetor 2016, i parapriu dekompozimi i Qeverisë duke  iu bashkangjitur disa ministra nga subjektet politike opozitare të cilët me  tepër ishin  si kontrollor  për të hulumtuar   parregullsitë ne  subjektet qeveritare. Ishte ky një veprim i panjohur deri më tash në pluralizëm duke sjellë risi në qeverisje, edhe pse me një kohë të kufizuar katër mujore. Edhe pse një dekompozim i tillë i qeverisë kishte për qellim vendosjen e disa parametrave për zgjedhje demokratike e të pranueshme edhe për opozitën, shihej qartë mosbesimi në relacionin pozitë – opozitë, përmes deklaratave mediatike.

Mali i Zi një njësi zgjedhore

Edhe pse shqiptarët ishin këmbëngulës qe të bëhën ndryshime në ligjin zgjedhor, çdo gjë ishte e kotë, sepse si dukej si pozitës dhe opozitës i konvenonte ligji ekzistues, ku Mali i Zi është një njësi zgjedhore. Një ligj i tillë u miratu në parlament në vitin 2012, duke iu eliminuar shqiptarëve të drejtat e arritura, që i kishin përmes “njësisë së veçantë zgjedhore”, që përfshinte vendvotimet shqiptare dhe jepte pesë mandate të deputetëve. Ndaj një veprimi të tillë deputetet  shqiptarë në mënyrë demonstrative leshuan mbledhjen e parlamentit kur u bë ky votim duke e vlerësuar ate si njjë mbivotim kundër barazis nacionale të shqiptarëve ndaj të drejtave të arritura. Kujtojmë këtu se në zgjedhjet e vitit 2009, në “njësinë e veçantë” shqiptarët fituan 4 deputet ndërsa DPS vetëm 1 deputet, që si duket ky  ishte shkaku kryesor për të eliminuar praninë e tillë të lartë të  shqiptarëve në parlament përmes subjekteve të tyre nacionale.

Numër rekord i votuesve në zgjedhje

Në zgjedhjet e 16 tetort, ipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) të drejt vote kanë pasur 528.817  qytetar e nga to kanë votuar 388.220 votues apo 73.41%  ku nga to 382.706 kanë qenë fletë të vlefshme ndërsa 5.513 fletë të pavlefshme. Nëse përjashtojmë votimin për pavarësinë e Malit të Zi(21 maj 2006)  ky është numri rekord i votuesve në zgjedhjet parlamentare deri më tash.Numrin më të madh të votave  -158.490 apo 41.41% e ka fituar  Partia Demokratike Socialiste(DPS) e cila do të ketë 36 deputetë nga 81 sa ka gjithsej Kuvendi i Malit të Zi. Pas saj renditet Fronti Demokratik me 77.784 vota apo 20.32% duke fituar 18 deputet. Koalicioni i Madh Çelësii përbërë nga tri forca politike(Demos, SNP, URA) ka fituar 42.295 vota(11.05%) me 9 deputet. Më pas vijnë Demokratet e Aleksa Beçiqit me 38327 vota(10.01%) me 8 deputetë, pastaj PSD me 20.011 vota(5.23%) me 4 deputetë. Nga 2 deputet në Kuvendin e Malit të Zi do të kenë Socialdemokratët e Malit të Zi me 12.472 vota(3.26%) dhe Partia Boshnjake me 12.039 vota(3.16%). Me nga 1 deputet në Kuvendin e Malit të Zi do të përfaqësohen edhe shqiptarët përmes Koalicionit “Shqiptarët e vendosur”(Forca, UDSH, ASH) me 4.854 vota(1.27%) dhe kroatët me HGI me 1.802 vota(0.47%). Nga 17 lista zgjedhore sa kanë marrë pjesë në këto zgjedhje tetë nuk e kanë kaluar pragun  i cili ishte 11.481 vota, duke mos fituar asnjë deputet.

Nga këto rezultate del qartë se asnjë subjekt politik nuk ka shumicën, andaj për formimin e shumicës së re parlamentare e me te edhe ate qeverisëse,  do të duhen koalicione paszgjedhore. Si subjekt i veçantë PDS ka më së shumti deputet 36, ndërsa opozita e bashkuar ka gjithsej 39 deputetë, nga del se votat e subjeketeve të pakicave nacionale do të jenë vendimtare për formimin e shumicës parlamentare.

Mungesa e kompromisit –dështimi  i radhës

Sa iu përket shqiptarëve duke marrë parasysh se nuk u arrit ndonjë koalicion  i  përbashkët parazgjedhor,   nuk ishin të pakët ata qe mendonin se do të  kemi  dështimin e radhës.    Dhe pikërisht ashtu edhe ndodhi sepse duke marrë pjesë  me tri   lista zgjedhore, ishte e qartë se do të kemi djegie votash si në vitin 2012. Kujtojmë se në ato zgjedhje shqiptarët dolën me katër lista ku u fituan dy deputet, ndërsa u dogj deputeti i tretë i UDSH-së  ku edhe pse  fitoi 2852 vota (0.80)%), ndërsa  lista e katërt  fitoi 531 vota(0.15%).

Ndërsa kësaj here nga tri listat zgjedhore të partive nacionale shqiptare  u fitua një mandat deputeti  nga   Koalicioni  “Shqiptarët e vendosur”(Forca, UDSH, ASH) me  4.854 vota(1.27%), ndërsa pa deputet mbeten Koalicioni shqiptar”Me një qëllim” në përbërje të    të cilit shin Partia Demokratike, IQ-Tuz, LDMZ dhe LQ”Perspektiva”  qe fitoi 3394 vota apo 0.89%,  si dhe  Lidhja Demokratike e Shqiptarëve (LDSH)me  1542 vota apo 0.40%. Subjektët nacionale të shqiptarëve kanë fituar   gjithsej  janë 9790 vota, apo 2.56% e votave të përgjithshme në Mal të Zi.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                          Nga këto të  dhëna numërike del qartë se deputeti i dytë është humbur nga mungesa e rreth 400 votave, apo më saktë  nga qasja  egoiste, karieriste e liderizmi i rrejshëm si  dhe mungesa e  vullnetit për kompromis  të udhëheqësve të  subjekteve politike, sepse votat  e LDSH kanë qenë të mjaftueshme për deputetin e dytë nëse ato do ti ishin bashkangjitur njërit nga këta dy koalicione.

Nëse përjashtojmë zgjedhjet e vitit 1992, ku shqiptarët të përfaqësuar atëher nga i vetmi subjekt nacional-LDMZ, edhe pse fituan 11.508 vota(3.96%) nuk arritën pragun prej 4% se iu munguan 115 vota, dhe nuk u përfaqësuan  në Kuvendin e Malit të Zi(1992-1996), kësaj here shqiptarët  do të përfaqësohen vetëm me një deputet, që është përfaqësimi më i ulët në kuvend, në dy dekadat e fundit.

 

Refuzimi i subjekteve nacionale

 

Po ashtu duhet cekur  se nga zgjedhjet e vitit 2012 ku subjektet nacionale shqiptare kanë fituar gjithsej 12472 vota, kësaj here kemi një rënie të dukshme të mbeshtetjes për 2682 vota apo 21.5%, e dhënë kjo e cila është mjaftueshme për reflektim dhe analizë politike. Në një refuzim i tillë te  elektorati shqiptar  ka  ndikuar propaganda e subjekteve malazeze apo të ashtuquajtura qytetare(DPS, SDP, SD) të cilët kanë përvetësuar një numër të konsiderueshëm të votuesve shqiptar qoftë me presion ndaj vendeve të punës apo premtimeve të ndryshme duke ndikuar në dobësimin e elektoratit  të subjekteve nacionale shqiptare. Nuk duhet harruar edhe abstenimin e një numri të konsideruar të votuesve, por duhet cekur edhe paknaqësinë me veprimet e subjekteve nacionale shqiptare.

Kësaj here në Kuvendin e Malit të Zi, shqiptarët do të jenë të përfaqësuar me një deputet, si përfaqësues autentik i tyre  përmes subjekteve nacionale, duke qenë deputeti  i vetëm me 9790 vota. Ky argument është i mjaftuëm për të konstatuar  se ligji zgjedhor aktual  është  i papranueshëm për ne shqiptarët, andaj duhet përpjekur për kthimin e ligjit të mëhërshëm kur vendovtimet shqiptare si “njësi e dytë zgjedhore” jepnin pesë deputetë.  Sepse  në analogji votat e subjektëve të shqiptarëve që kësaj here ishin 9790 do të prodhonin tre deputet, ndërsa dy do të ishin për DPS-in. Dhe nuk ka dilemë se një numër i tillë i deputetëve ne momentin aktual do të ishin vendimtarë në formimin e shumicës parlamentare dhe të Qeverisë në Mal të Zi.

10  nëntor  2016

 

By admini