Shetitorja-albatrositNë bazë të Planit financiar të të Mirave detare për vitin 2016 dhe në bazë të Planit të prokurimeve publike të NP Të mirat detare e MZ për vitin 2016, me date16.11.2016 u shpall Thirrja për prokurime publike për përpilimin e Projektit kryesor për ndërtimin dhe rregullimin e shtegut për kambësorë prej hotelit Albatrosi der në Kep të Gjeranave.

Thirrja publike mbyllet me date23.12.2016.

Me këtë krijohen kushtet që, pas aprovimit të Projektit kryesor, për vitin 2017 të planifikohet realizimi i këtijë projekti me rëndësi te vecantë për Komunën e Ulqinit.

Sipas Kushteve urbanistiko teknike dhe Detyrës projektuese, Shtegu për këmbësorë do të ketë gjatësinë rreth 2500 metra dhe me gjanësi  1,5 metra.

Projekti  kryesor duhet të definojë trasën e shtegut, materialet me te cilët do të kryhet realizimi i trasës dhe mureve si dhe detajet tjera të rregullimit.

Me realizimin e këtrijë projekti Ulqini do të fitojë një shetitore të rregulluar pran bregut të Detit.

 

Kryetari i Bordit drejtues të MD MZ,

Xhaudet Cakuli

By admini