met-gjoniEdhe kësaj radhe Bardhi “ngadhënjeu” me kokëfortësinë e tij  dhe la Malësinë anash, thuajse nuk ishte pjesë e subjektit qe ai kryeson (torturon). Përgjegjësia këtu bie edhe mbi Koalicionin shqiptar “Me një qellim”  që pa asnjë arsye la Malësinë të garoje e vetme. Kjo është e pafalshme. Pra këtu qëndron shkaku kryesor I dështimit te subjekteve politike shqiptare në këto zgjedhje. Shkaktareve te këtyre dukurive duhet, më në fund, t’u thuhet troç, se me veprime të tilla vjen deri te hutimi ne elektorat, i cili me këso sjelljesh te subjekteve politike janë ngopur, shkruan Mr. Met Gjoni për të përjavshmen Koha Javore.

”Heqja e njësisë së veçantë zgjedhore për shqiptarët në Mal të Zi ishte fillimi i margjinalizimit të shqiptarëve në përfaqësimin parlamentar në Mal të Zi. Kjo, është më se e qartë dhe Ligji aktual zgjedhor është diskriminues, sepse në vend që të favorizojë pakicën autoktone shqiptare ai i diskriminoi deri në fund.

Për ndërrimin e këtij ligji duhet të punojmë seriozisht të gjithë.

Por, a thua se diçka tjetër kësaj radhe ishte shkaku I humbjes së një mandati ne këto zgjedhje. Duhet thënë qartë se shkaku ishte, si dhe ne zgjedhjet e 1992,kryetari i LD ne MZ z. Mehmet Bardhi. Edhe kësaj radhe, si dhe herët e tjera ishte e qarte se shqiptarët nuk do të garonin në një kolonë. Por, edhe gara në dy kolona garantonte fitimin e dy mandateve ne parlamentin e MZ. Koalicioni shqiptarë me sloganin “Me një qëllim”, në përbërje të cilit ishte edhe LD në MZ, me siguri qe do te merrte një mandat, po qesë kryetari I saj do te lejonte kandidatin e z.Nikolë Camaj para këtij subjekti, duke ditur se ai ishte I vetmi autoritet qe siguronte vota ne Malësi, Plavë, Guci e Rozhajë, sepse degët e këtij subjekti ne Ulqin, Anë të Malit e Krajë kishin shumë më pak përkrahje. Edhe ne në koalicion, e dinim te gjithë këtë dhe u insistua ne këtë, por për z. Bardhi kjo ishte e papranueshme. Bile brenda Koalicionit shqiptar u dakorduam qe z. Camaj të pozicionohej në vend te dytë, por me kot. Bardhi ishte këmbëngulës qe mos te lejonte një gjë të tillë, pavarësisht pasojave qe mund të shkaktonte.”, vazhdon ndër të tjera Gjoni

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “736” të revistës Koha Javore

By admini