votimetNë zgjedhjet parlamentare që do të mbahen diten e diele në Mal të Zi do të garojnë edhe tri lista shqiptare. Koalicionet ”Shqiptarët e vendosur”, ”Me një qëllim” dhe Lidhja demokratike e shqiptarëve do të mundohen që të marrin sa më shumë vota që të fitojnë të drejtën që të përfaqësohen në parlamentin e ardhdshëm të Malit të Zi.

Nëse bëhet një përllogaritje paraprake duke u bazuar në shifrat e zgjedhjeve të viteve të kaluara situata qëndron si më poshtë. Në një dalje të përgjithshme të votuesve në masën 70%, listave shqiptare për ta kaluar cenzusin do të ju nevoiteshin mbi 4000 vota.

Duke u bazuar në raportin e shifrave të mësipërme, në një dalje prej 60% të votuesve numri i votave të cilat do të ju jepnin listave shqiptare mandatin e deputetit duhet të jetë rreth 3500 votave.

Rast  interesant është lista e kroatëve, të cilëve për të marrë mandatin e deputetit ju mjaftojnë edhe 1400 vota.

Në zgjedhjet e neserme në Mal të Zi të drejt vote kanë 528 817 qytetarë.

By admini