votimet

Dalje  e madhe në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, kjo mund të jetë karakteristika e deritanishme e këtyre zgjedhjeve. Deri në ora 19 në nivel republikan kanë votuar 71,5% e votuesve, kjo është e dhëna nga CEMI.

Poashtu mund të vërehet edhe një fenomen tjetër. Në zonat e banura me shqiptarë ka një dalje më të vogël se niveli republikan. Kështu në Ulqin deri në ora 19 kanë votuar 54,21% e votuesve, në Plavë 45,06%, Guci 33,46%, Rozhajë 58,01%.

Ora 12: Dalje relativisht e madhe në zgjedhje, ja sa më shumë se në zgjedhjet e mëparshme

Deri në ora 12 në zgjedhjet parlamentare që po mbahen këtë të diele në Mal të Zi  kanë dalur 29,9%  apo 158300 votues, njofton CDT.

Ky numër është relativisht i madh dhe nëse krahasohet me zgjedhjet presidenciale të vitit 2013 është rreth 10% më i madh në të njëjtën kohë. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2013 deri në ora 12 kishin votuar 20% e votuesve.

Në qytetin e Ulqinit zgjedhjet deri tani janë të qeta por që CDT njofton për ndërprerje të energjisë elektrike në disa vendvotime.

Në një vendvotim në qytetin tonë votimi është ndërprerë për rreth një orë pasi komisioni zgjedhor ka konstatuar se janë 8 fletëvotime me numrër të njëjtë serik.

By admini