”Para dy ditëve flamujt shqiptarë kanë valvitur në Tuz në konventën parazgjedhore të Forcës-Unionit Demokratik të Shqiptarëve-Alternativës shqiptare. Mirpo, ky nuk është fundi dhe në konventën e të njëjtit koalicon kësaj radhe në Ulqin, është kënduar edhe himni shqiptar”, kështu e fillon shkrimin e vet portal malazez cdm për valvitjen e flamujve dhe intonimin e himnit shqiptar në promovimin qendror të kësaj liste shqiptare.
Këtë shkrim ky medium e shoqëron me fotografi dhe video material nga kjo konventë.
Para disa ditëve ky medium realizoi edhe një intervistë me udhëheqësit e listave shqiptare, intervistë e cila më shumë ishte provokative se sa një intervistë e mirëfilltë. Si Hajdinaga ashtu edhe Nimanbegu mbështeten mbajtjen dhe valvitjen e flamujve shqiptarë në Mal të Zi. Nimanbegu shkoi edhe më tej.
”Jo që e mbështes, por unë jam aktiv në ata festat me flamuj shqiptarë”, deklaronte Nimanbegu.