lista-lidhja-demokratike-e-shqiptareve-plave-guciShkruan Xheladin Zeneli

Bashkangjitur këtij shkrimi është  lista e kandidatëve për këshilltarë  të Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve  në Komunën e Gucisë për zgjedhjet e këtij muaji.

Për një subjekt politik i cili e quan vehten ” parti nacionale” apo “parti shqiptare”, emrat e listës së mëposhtme janë shembull se si duhet të duket një listë shqiptare për vetë faktin se asnjë nga kandidatët nuk është me mbiemër të sllavizuar, pra asnjëri nga ata nuk ka  prapashtesën -viq apo -iq, me ndryshim nga disa lista të tjera të partive apo kualicioneve shqiptare, të cilat u prezantuan në zgjedhjet e tanishme, por gjithashtu edhe në zgjedhjet e kaluara .

Nëse vështrojmë nga prizmi i ruajtjes së identitetit kombëtar, partitë shqiptare duhet të japin shembullin e vet konkret duke praktikuar dhe promovuar desllavizimin  e mbiemrave,së paku të atyre që i vendos në listat zgjedhore,aq më tepër kur ruajtja e identitetit kombëtar shqiptar është pjesë e programit  të tyre partiak.

Në një reagim të  Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, në muajin Maj të këtij viti lidhur me fjalorin skandaloz të Akademisë së Shkencës së Malit të Zi, iu bë apel shqiptarëve në Mal të Zi, përkatësisht atyre të cilëve mbiemrat ende ju përfundojnë me prapashtesat sllave -viq dhe -iq,  që ti ndërrojnë mbiemrat e tyre dhe duke iu përkujtuar ata në “procedurën e thjeshtë dhe  të shpejtë e kthimit të identitetit të mbemrave të tyre …”.

Ju përkujtojmë se pjesë e Këshillit Kombëtar Shqiptar,si organi më i lartë përfaqësues i shqiptarëve në Mal të Zi janë edhe partitë parlamentare shqiptare ,pra partitë të cilat përpilojnë listat zgjedhore. Andaj një dukuri e tillë do të duhej të ishte në kundërshtim me orientimet programore dhe platformat e tyre politike dhe kombëtare !?.

Gjithashtu, ajo çka e dallon këtë listë nga listat e tjera, është fakti se në përbërjen e saj janë 8 studentë/studente kandidatë (40% nga numri i përgjithëshëm i tyre) dhe vendi i tretë rënditës  i jepet një studente të gjinisë femërore. Kjo tregon gatishmërinë e subjektit politik përkatës në angazhimin e rinisë intelektuale si ndër pjesët më vitale të shoqërisë tonë në rrjedhat e politikës dhe aktivizimin e tyre në aspektin e përfaqësimit në organet ligjislative të qeverisjes lokale ku merren vendime që preokupojnë shqiptarët në rajonin e Plavë e Gucisë, por edhe më gjërë.

Mendoj se nga kjo listë kandidatësh për këshilltarë mund të mësojnë shumë listat e tjera shqiptare të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Malit të Zi.

(Foto-Lista është marrë nga faqja e Lidhjes Demokratike – Plavë dhe Guci në FB)

By admini