Aktori i njohur, Osman Azemi, i njohur për publikun si Teta Gjyli si duket dje ka shijuar plazhin e Ulqinit.
Këtë e ka bërë publike vet aktori përmes një fotografie të postuar në profilin e tij në Instagram, të cilës i ka lënë edhe një mbishkrim.
Poshtë fotografisë, Osmani ka shkruar se me zallin e Ulqinit dhe me maqinën e gjermanit nuk ka askund.
”Me zall t’Ulqinit edhe me maqin t’Gjermanit nuk ka kërkun n’dyje!”, ka shkruar aktori.
Ndryshe, Osman Azemi së bashku me dy aktorët Vedat Osmanin dhe Mensur Safqiun janë ndër aktorët më të mirë të trevave shqipatare./21Media