Dhjetë ditët e fundit të muajit gusht mund të karakterizohen si mjaft të mira sa i përket numrit të mysafirëve që janë duke pushuar në qytetin e Ulqinit.
Plazhet e stermbushura dhe rrugët me fluks të madh të automjeteve sidomos gjatë paradrekave dhe pasdrekave tregojnë se sezoni turistik jo që nuk ka përfunduar por po kalon ndoshta ditët më të mira të tij.
Sipas të dhënave zyrtare që vine nga Organizata turistike e Ulqinit mësohet se këto ditë në Ulqin janë duke pushuar gjithsej 11.480 veta. Duhet thënë se ky numër nuk është as për së afërmi realitetit.
Në tabelen e mëposhtme keni numrin e sakte të të dhënave zyrtare nga OT e Ulqinit.
Të dhënat e datës 26.08.2016.
LLOJI
AKOMODIMIT |
TË VENDIT | TË HUAJ | GJITHSE | INDEX
16/15 |
HOTELE | 279 | 2.531 | 2.810 | 111 |
KAMPE | 11 | 246 | 257 | 132 |
PUSHIMORE | / | 40 | 40 | 105 |
AKOMODIMI PRIVAT | 201 | 8.172 | 8.373 | 134 |
GJITHSEJ | 491 | 10.989 | 11.480 | 127 |