Gjatë orëve të drekës së ditës së shtune ka shpërthyer një zjarr i madh në Malin e bardhë të Ulqinit, në pjesën e prapme të tij. Zjarri është shtrirë në mënyrë të frikshme ndihmuar nga era e madhe edhe në pjesen e përparme të malit, në zonën ku ka edhe shtëpi të qytetareve.
Sipërfaqja e zjarrit ishte mjaft e madhe dhe disa shtëpi në këtë zonë nga pamjet që shihen kanë qenë të rruthuara nga flaka.
Zjarrëfikësit tërë këtë kohë kanë qenë dhe janë në teren por qasja me makina në këtë zonë është e pamundur. Nga ora 1430 në intervenim për fikjen e zjarrit kanë qenë edhe një helikopter dhe një dromader.
Rreth orës 1630 falë intervenimit vetëmohues të zjarrëfikësve të qytetit tonë, zjarrëfikësve nga Tivari, Budva, Podgorica por edhe shumë qytetareve është ndalur hovi i zjarrit por që situata akoma vazhdon të jetë kritike.
https://www.youtube.com/watch?v=KA5-ZBxtiDc