Edhe gjatë orëve të natës stihia e zjarrit ka vazhduar të përpijë sipërfaqe të tjera të pyllit në Malin e bardhë por jo me intenzitetin e pasdrekës të së shtunës. Mosfryerja e erës gjatë natës duke se ja ka ndalur hovin zjarrit.
Në orët e mëngjesit ka pasur akoma vatra të rrezikshme të zjarrit por që gjatë paradrekës të së dieles janë fikur pas intervenimit nga ajri me dromader. Edhe përkundër këtyre intervenimeve nuk mund të thuhet që zjarri është fikur plotësisht.
Edhe përkundër situatës më të qetë njësitë e zjarrëfikësve janë pothuajse të tëra në teren dhe po punojnë që të parandalojnë përhapjen rishtazi të zjarrit sidomos anën nga ullishta e Ulqinit. Ata bëjnë thirrje që të mos bllokohen rrugët në këtë zonë në mënyrë që makinat e tyre të mund të arrijnë të zonat problematike.
Në krahasim me ditën e shtunë situata në Ulqin duket më e qetë.
Ora 23: Zjarri pjesërisht nën kontroll, ekipet e zjarrëfikësve dhe qytetarë vazhdojnë të jenë në teren
Në këto orë të vona të mbrëmjes zjarri në Malin e bardhë vazhdon të kërcënojë por intensiteti duket sikur është më i vogël, kjo falë ndërprerjes se erës.
Ekipet e zjarrëfikësve dhe qytetarë të shumtë vazhdojnë të jenë në teren dhe janë duke e përcjellur situatën.
Numri i qytetarëve që gjatë ditës së shtune kanë dalur për të ndihmuar në fikjen e zjarrit ka qenë jashtëzakonisht i madh.
Nga zjarri digjen dy shtepi në Malin e bardhë
Zjarri i ditës së shtune i cili ka shpërthyer në Malin e bardhë ka djegur edhe dy shtëpi në atë zonë, kështu shkruan Vijesti.
Rreth orës 1630 situata duke disi më e qetë po akoma mbetet kritike falë erës që vazhdon të fryejë me intenzitet shumë të lartë.
Zjarrëfikësit e qytetit tonë, ndihmuar edhe nga ato nga Tivari, Budva, Podgorica por edhe shumë qytetareve janë tërë kohë në teren dhe po mundohen që të sigurojnë së paku shtëpitë në këtë zonë.