Në postën elektronike të faqes Ulqini Online ka ardhur një përgjigje nga Kabineti i kryetarit të Komunës së Ulqini për ish nënkryetarin e saj Safet Becin.
Tekstin e kësaj përgjigjeje mund ta lexoni të plotë më poshtë.
Habit interesimi i papritur i Becit kur janë në pyetje kontratat në kohë të caktuar, sepse me ato aspak nuk është marrë kur ka qenë nënkryetar, e nëse ka pak kulturë politike, do të duhej sëpaku të turpërohej që për këtë të kritikojë pushtetin aktual. Nëse jo ndonjë gjë tjetër, mbase është dashur të bëjë një krahasim dhe të analizojë këtë dukuri në kohën kur ai ka qenë nënkryetar me gjendjen e tanishme. Këtu do të shihej që gjendja tani është shume me e mire dhe nuk mund të krahasohet, por kjo ska dyshim që nuk I intereson, sepse atëherë nuk do të përmbushte direktivat partiake, që me të pavërteta, gjysëmteverteta dhe me trillime te ndryshme të diskreditoj pushtetin aktual.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për asfaltimin e rrugëve. Për hirë të vërtetës, në faqen e Komunës së Ulqinit është publikuar kontrata nr 01-2356/15 prej 25.12.2015 me ndermarrjen Putevi nga Tivari, sipas tenderimit të publikuar më 3.11.2015, e që është paguar këtë vit, si obligim nga periudha e mëhershme, e që nuk hyjnë në mjetet buxhetore per vitin 2016. Edhe Becit besojmë se kjo gjë i është e njohur, pavarësisht dijes së mangët nga lëmija e financave, e din po ashtu që Drejtoria për prokurime publike nuk do të lejonte shpalljen e tenderit ne faqen e saj, nëse nuk jane paraparë ose tejkaluar mjetet buxhetore, por Becit në këto momente nuk i është e rëndësishme e vërteta por fabrikimi i aferave dhe skandaleve.
Poashtu në deklaratën e tij Beci, ndalet dhe parasheh dëmet që mund të pësojë Organizata turistike në masën 200,000 euro. Me këtë pohim mund të konkludojmë ose ky është talent dhe ekspert I pazbuluar juridik që mund të parashohë rrjedhen e lëndëve gjyqsore që janë në proces ose dëshiron që kjo me të vërtetë të ndodhë, që me këtë të përfitojë politikisht. E përsa i përket sezonit turistik, pavarësisht se sa i sukseshëm apo i pasukseshëm është ky pushtet ne zgjidhjen e problemeve, asnjërit nga pushtetareve të pushtetit të tanishëm, as që i ka shkuar ndërmend që të marrë pushimin vjetorë në kulmin e sezonit turistik dhe të lërë qytetin në mëshirë të fatit , ashtu sic e ka bërë ish nënkryetari Beci, i cili nga 27 korriku deri më 27 gusht të vitit të kaluar ishte në pushim vjetorë.
Përsa i përket krahasimit të rezultateve tona ne pjesemarrjen e pushtetit vendor, ktu nuk ka se çfarë të krahasohet, sepse ju në mandatin tuaj nuk keni pasur asnjë rezultat, keni qenë vetëm dekor dhe një person i dëgjueshëm i ish kryetarit dhe asgjë më shumë. Është fakt që Beci në fillim të mandatit të tij gjithë entuziazëm, publikisht është mburrur që i ka mbushur sirtaret dhe ormaret me dëshmi për shkelje të ish kryetarit, por nga kjo shpejt ka hequr dorë, pasi shpejt është kënaqur me privilegje të vogla, dhe është angazhuar që këtë pushtet ta ruaj deri në fund të mandatit, edhe pse i vetëdijshëm për të gjitha shkeljet, por duke u arësyetuar për gjoja rrezikun nga ardhja e DPS-it në pushtet.
Me këtë rast publikisht i bëjmë ftesë Becit që të publikojë të gjitha dokumentet për shkeljet që i ka grumbulluar nëpër sirtare dhe ormare nga koha kur ka qenë nënkryetar, e me këtë do të dëshmonte që qëllimi i tij si kontrollor është menjanimi i padrejtësive e jo thjeshtë marketing politik.
Është qesharake thënija e Becit se vetë paska dalur nga pushteti , e rikujtojmë se nga pushteti ka dalë kur është prishur koalicioni dhe ishte paralajmëruar prekompozim i skenës politike ku sigurisht për ta nuk ka pasur vend në asnjë variant, prandaj ,,vetë,, keni dalur nga pushteti disa ditë më heret, për gjoja arsye principiele.
Përsa i përket pjesëmarrjes tone në pushtetin e mëparshëm, dhe luftën për fotele dhe beneficione, i rikujtojmë ish nënkryetarit Beci që sekretarët nga rradhët tona janë shkarkuar nga ish kryetari, pikërisht për atë se nuk kanë pranuar që të heshtnin në këmbim të befenicioneve dhe të ,,bashkëpunojnë,, me të, siç keni vepruar ju.
Do të kishim dhe shumë gjëra të tjera për të shtuar, por me këtë, tani e ndërpresim këtë polemikë me kontrollorin në largim, dhe mbetet që në periudhën e ardhëshme të shpalosim dhe shumë fakte të tjera nga aktivitetet e Becit në periudhën kur ka qenë nënkryetar.
Kabineti I Kryetarit
Komuna e Ulqinit
Linku për dokumentet e përmendur në tekst:
Kontrata me DOO Putevi Bar:
http://ul-gov.me/upload/document/20151225_radovi_na_asfaltiranju_i_rekonstrukciji_p.pdf
Vendimi për pushim vjetor:
http://ul-gov.me/upload/document/20150721_safet_beci_rjesenje.pdf