Nënkryetarja e Qeverisë së Malit të Zi Azra Jasaviq ishte ditën e premte për një vizitë në Komunën e Ulqinin. Ajo u prit nga Kryetari i Komunës z. Nazif Cungu dhe bashkepunetoret e tij.
Sië mësohet nga Kabineti i kryetarit të Komunës së Ulqinit, në takim u prekën një sërë temash veçmas ata që kanë të bëjnë me planet detale urbanistike dhe thithjen e investitorëve të huaj në qytetin tonë.
Kryetari Cungu theksoi se për projekte madhore komunës së Ulqinit i duhet përkrahja e Qeverisë.
Nga ana tjeter nënkryetarja Jasaviq, veçoi potencialet e mëdha që ka Ulqini dhe mundësinë e valorizimit të pjesëve të ndryshme të cilat veshtirë se mund të bëhen pa përhkrahjen e Qeverise së Malit të Zi.
Më pas udheheqësit komunal në shoqerinë dhe të nënkryetares vizituan Kriporen dhe Anen e Malit te qytetit tonë.