Selmanaj-cunguKryetari i Ulqinit  Nazif Cungu, kryetari i kuvendit dhe  nënkryetarët  pritën  delegacionin  e Komunës së  Decanit  të kryesuar nga kryetari i saj  z. Rasim Selmanaj. Në një takim të hapur dhe vëllazëror u prekën një sërë cështjesh  dhe fushat e  bashkëpunimit  ndërmjet dy  qyteteve.

Qyteti ynë është i binjakëzuar  me qytetin e Decanit dhe marrëveshtja e bashkëpunimit  po jetësohet në fusha të ndryshme. Bashkëbiseduesit thanë se ende ka vend që kjo marëveshtje të avancohet vecmas në sferën e ekonomisë, kulturës dhe sportit, mësohet nga kabineti i kryetarit të Komunës së Ulqinit.

Bashkëbiseduesit po ashtu u pajtuan qe rruga  e cila po ndërtohet në itenerarin  Decan – Plavë – Shkodër  do të hapë shtigje të reja bashkëpunimi ndërmjet vendeve fqinje dhe do të forcojë edhe mëtej marëdhënijet e Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës.

By admini