Lëvizja qytetare URA, ka vendosur sot që të dal nga qeveria e besimit zgjedhor për shkak, siç theksojnë ata, shkeljes drastike të marrëveshjes për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vendimi u i kësaj partie u kumtua në konferencën për gazetarët pas mbledhjes së këshillit qendror të sajë. Për këtë vendim kanë votuar 32 anëtarë të këshillit qendror, dy ishin kundër kurse një i përmbajtur. Siç është theksuar, URA nuk dëshiron që të zbatoj programin partiak të PDS.
Nga Ura më parë, është paralajmëruar se do të dal nga qeveria e besimit zgjedhor, nëse PDS, me miratimin e kontratës me kompaninë A2A, dhe refuzimin e ndryshimeve të ligjit për media , e shkel marrëveshjen për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Para disa ditëve, më saktë 29 korrik 2016 Kuvendi i Malit të Zi votoi kundër propozim- Ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi, çka do të thotë kundër kerkesës së realizimit të statusit të barabartë të Komunës së Tuzit – Malësisë, me komunat e tjera në Mal të Zi. Edhe pse deputetet nga subjektetet shqiptare, Nimanbegu dhe Gjeloshaj, votuan pro këtij propozimi, ata përveç zhgënjimit për moskalimin të ligjit nuk morën ndonjë iniciativë të ngjajshme me Lëvizjen qytetare URA.
Kujtojme se subjektet shqiptare, përkatësisht koalicionet “Koalicioni Shqiptar – Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Partia Demokratike dhe Alternativa Shqiptare“ dhe “Koalicioni Për Bashkim – Forca, Iniciativa Qytetare, Lëvizja Perspektiva” formalisht janë pjesë e qeverisë së Malit të Zi edhe pse pa ndonje funksion të niveli të lartë.