nik-gjeloshajNik Gjeloshaj duke reaguar në një deklaratë të Vlladan Vuçeliq, kryetarit të këshillit të DPS-it të Podgoricës ka folur edhe për kërcënimin që i është bërë deputeteve shqiptarë të DPS-it nëpërmes shkrimeve në rrjetet sociale.

“Së pari, unë nuk do të marrë pjesë në përformansën politike të DPS dhe në lidhje me kërcënimin e supozuar të deputetëve. Unë mendoj se ata nuk janë të rrezikuar personalisht, vetëm mbështetja e PDS është e rrezikuar pas votimit kundër Malësisë dhe kjo është një fakt.Për bashkpunim si pjestar i pakicave do jem me të gjithë në projektet që kanë të bëjnë me definime të përbashkëta programore. I kemi dhënë mbështetjen DPS-it për politikën e jashtme, integrimin në BE dhe NATO dhe kemi ofruar dorën e bashkpunimit në projektet e brenshme politike. Për kërkesat tona nuk keni pasur vesh dhe as nuk kemi marrë mbështetjen nga PDS-ja, kjo është e vërtetë, ne ”për” e ju ”kundër” dhe kjo është vendimi juaj”, kështu dhprehet deputeti Gjeloshaj.

Nga ana tjetër deputeti i Forces,Genci Nimanbegu, për të përditshme Pobjeda, ka vleresuar se permbajtjet kercenuese ne rrjetet sociale ndaj deputeteve te PDS-se duhet te merren seriozisht.
“Rrjetet sociale, për fat të keq, shumë njerëzve u kanë lejuarë tepër liri.Kam folur me Luigj Shkrelen per ti dhene perkrahjen time, per shkak se behet fjal per reagime te papershtatshme te njerzve te cilet fshehen pas pseudonimi dhe nuk kanë guxim për tu paraqitur dhe për të shprehur mendimin e tyre, “tha Nimanbegu.

By admini