Ish nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Xhemal Peroviq ka një kohë që është angazhuar në atë institucion si përkthyes për gjuhën shqipe.
Për të përditshme malazez Dan ai tregon se përvoja si deputet ia lehtëson punën e përkthyesit. Ai tregon se nuk e di nëse në të ardhmen do të punësohet në Kuvendin e Malit të Zi në cilësinë e përkthyesit dhe se ky është një pilot projekt që është inicuar në këtë insititucion.
Mundësia e të folurit në gjuhën shqipe me përkthimin përktaës për deputetet shqiptarë në parlamentin e Malit të Zi është në dispozicion që nga data 18 korrik.