Gjeloshaj-NimanbeguFjalor i Akademisë malazeze CANU dhe çështja e Komunës së Malësisë kanë qenë dy çështjet më të rëndësishme që i kanë preokupuar shqiptarët në Mal të Zi por edhe më gjërë muajt e fundit. Në lidhe me këto tema mjaft aktiv ka qenë edhe deputeti shqiptar në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj.

Me 29 korrik 2016 Kuvendi i Malit të Zi votoi kundër propozim – Ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi, çka do të thotë kundër kerkesës së realizimit të statusit të barabartë të Komunës së Tuzit – Malësisë, me komunat e tjera në Mal të Zi. Në lidhje me këtë z. Gjeloshaj shpreh ”zhgënjimin” e tij për deputetet shqiptarë duke aluduar sidomos tek ato që janë pjesë e partisë në pushtet, asaj të DPS-it.
”Jam shumë i “zhgënjyer” në deputet shqiptarë që ua lëshoj zemra të votojnë kundër vetëvetes, kundër zhvillimit të Malësisë… ”, kështu shprehet deputeti Gjeloshaj për mosvotim pro të Ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi nga disa deputetë shqiptarë.

Por në gjithë këtë ai thumbon edhe deputetin tjetër shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi, Genci Nimanbegun.
” Mirëpo, pavarësisht deputetëve në fjalë, ne ishim ende në lojë politike për të kushtëzuar me disa çështje që ishin për votim. Kryesorja, kontrata me A2A, shumë e rëndesishme, me të cilën DPS po shkatrron qeverin e mirebësimit. Mirëpo sikur e keni parë te gjithe, nuk shkuam deri ne fund bashkë të gjithë. Unë nuk votova për A2A! Jam i sigurt 100% se komunën e kishte votua DPS, sikur të e kishte të rrezikuar këtë kontratë me A2A. Votën vendimtare, e mori nga kolegu Nimanbegu”, shprehet Gjeloshaj.

By admini