Pakicat në Kosovë: 4 ministra, 1 zv.kryeminister dhe 6 zv.ministra, shqiptarët në Mal të Zi as edhe një

Marreveshja-thaci-mustafa-jablanovicPërbërja e popullsisë në Kosovë sipas etnive, sipas një shkrimi të BBC në gjuhën shqipe, besohet të jetë 90 përqind shqiptarë dhe më pak se 10 përqind të tjerë, duke përfshirë këtu edhe serbët që përbëjnë pjesën dërmuese të këtij dhjetë përqindëshi.
Por kjo përbërje nuk ka penguar fare qeverinë e re të Kosovës që në kabinetin e vet të ketë 4 ministra, 1 zv.kryeminister dhe 6 zevendesministra nga pakica ku pjesa dermuese e tyre është e pakicës serbe.

Kështu zv.kryeminstër në qeverinë e re të Kosovës është Branimir Stojanaviq, ndërsa minoritet përfaqësohen edhe me:

1. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – Lubomir Mariq
2. Ministria për Komunitete dhe Kthim – Aleksandër Jabllanoviq,
3. Ministra e Administratës Publike – Mahir Yagcilar
4. Ministër pa portfel – Rasim Demiri

Poashtu sipas marrëveshjes së nënshkruar në mes Thaçit, Mustafës dhe Jablanoviq për pakicën serbe parashihen edhe 6 zv.ministra.

Përkundër kësaj, shqiptarët në Malin e Zi të cilët më regjistrimin e vitit 2011 përbëjnë 4,9% të popullsisë duke mos përfshirë këtu diasporen që është ndoshta në numër edhe më të madhë, edhe pse janë pjesë e koalicionit qeverises, nuk janë të përfshirë në pozita ministrit apo edhe edhe zv.ministrit.