Mbledhja e Kuvendit të Ulqinit më 29 maj

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit dr. Ilir Çapuni ka thirrur sot mbledhjen e dytë të seancës së parë të rregullt , më 29 maj. Në rend dite ka planifikuar 29 pika, të cilat kanë të bëjnë me rregullimin e komunikacionit, me administrimin e hapësirave publike për parkimin e automjeteve SHPK-së „ Parking servis“, dhënien e pëlqimit në çmimoren e shërbimeve të kësaj shoqate, vendparkimet publike në territorin e Komunës së Ulqinit, themelimin e Institucionit Publik Qendra Ditore për Fëmijë dhe të Rinj „Ulqin“, me taksat komunale, dhe me caktimin e vlerës së tregut të patundshmërive për vitin 2019. Këshilltarët e parlamentit vendor të Ulqinit në këtë seancë, ndër të tjera, do të shqyrtojnë edhe Raportit të punës së kryetarit të Komunës dhe organeve të administratës lokale për vitin 2018, do të deklarohen për dhënien e pëlqimit në Raportin e punës për vitin 2018 të NP për Ruajtjen, Kultivimin dhe Mbrojten e Egërsirave „Ulqini“, sikurse edhe për kalimin e të drejtës së pronësisë Qeverisë së Malit të Zi të lokalitetit „Mavrian. (Gj.Gj).