Kryetari I Ulqinit Loro Nrekiq me bashkëpunëtorë priti Koordinatorin e Agjencisë turke për zhvillim Tika Enver Resulogullari dhe Kryeimamin e Bashkësisë Islame në Ulqin Ali Efendi Bardhi .Në takim u fol për pengesat që po përcjellin realizimin e projektit të hamamit dhe xhamisë së Namazgjahit.

Kryetari Nrekiq, kërkoi nga bashkëpunëtorët të angazhohen që në një afat sa më optimal këto objekte të trashëgimisë kulturore , pasuri brezash të vihen në funksion. Në takim u tha që pëlqimet duhet dhënë nga organe rrepublikane, andaj Koordinatori i Tika-s Enver Resulogullari inicoi takimin e përbashkët me zyrtarë të institucioneve përkatëse , iniciativë e cila u përkrah nga të gjithë.Edhe në takimin e sotëm u veçua bashkëpunimi ndërmjet Tikë-s dhe Komunës së Ulqinit dhe në rastin konkret detyrimi madhor kundrejtë trashëgimisë kulturore , detyrim ndaj së shkuarës dhe të ardhmes.

By admini