Në Ulqin promovohen dy libra të veprimtarit e shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare Pashko Vasa

Këtë të shtunë, me 27 prill 2019, në sallën e Hotelit Mediteran, me fillim në ora 19:00, do të mbahen promovimi i dy librave me tituj: “Skicë historike mbi Malin e Zi” si dhe “E vërteta mbi shqipninë dhe shqiptarët” me autor ideologun dhe veprimtarin e shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Pashko Vasa.

Në këtë tubim do të flasin panelistët: Prof. Dr. Gazmend Shpuza Dr. Nail Draga Prof. Dr. Seit Mansaku Prof. Mehdi Gurra.

Këtë ngjarje e organizon Instituti “IDEA” në bashkëpunim me Fondacionin Alsar nga Tirana. Në fund koktej dhe Libra FALAS. Ju mirepresim.