Nga Faruk Daci

Shoqata Artistëve dhe Intelektualëve “Art Klub” Ulqin, në kuadër të prezentimit të karvanit të poetëve shqiptarw, me 22 prill 2019 ka mbajtur orë letrare në lokalet e Shkollës Fillore “Dacaj” në Rozhajë. Poetet kanë përkujtuar 81 vjetorin e vdekjes së poetit të madh shqiptarë Migjenit.

Hapjen e takimit e bëri Ismet Kallaba. Kryetar i ShAI “Art Klub” Ulqin, duke potencuar se ky aktivitet organizohet me karvanin e poeteve shqiptarw, qëllimi i kësaj vepritmari është që nxënësit dhe mesimdhwnwsit të njihen me shkrimet e autorëve vendas. Mirë se ardhje në këtë orë letrare iu deshiroj nikoqiri z. Haxhi Lajçi, Drejtor i Shkollës Fillore “Dacaj” në Dacaj. Të pranishmit i përshendetën znj. Selma Pepiq nga Fondi për mbrojten dhe realizimin e të drejtave të pakicave, dhe mesimdhënësi i gjuhës shqipe z. Ali Daci. Të gjithë uruan nxënësit dhe mesimdhënësit për Ditën botërore të librit që është me 23 prill, por për shkak të aktivitetet të ngjeshura në Ulqin, shoqata ka vendosur një ditë përpara të mbaj në Rozhajë.

Nxënësit e dalluar të kësaj shkolle lexuan biografitë e poetëve dhe shkrimtarëve pjesëmarrës Ismet Kallaba, Ali Gjegjbritaj, Hajredin Kovaçi, që ishin shqiptarë, ndërsa në mesin e tyre ishte edhe shkrimtari malazez Dimitrov Popoviq, një herit Redaktor për botime në gjuhën shqipe pranë Entit të Teksteve dhe Mjeteve Mesimore në Podgoricë. Gjithashtu u lexuan edhe disa biografi të shkrimtarëve të njohur si Naim Frashërit, Migjienit, Asdrenit, Gjergj Fishtës, Esad Mekuli, Azem Shkreli, Ismail Kadare etj.

Shkrimtarët Ismet Kallaba, Ali Gjegjpritaj, Hajredin Kovaçi, Dimitrov Popoviq, Muratka Nurkoviq lexuan vargje nga krijimtaria e tyre e pasur.

Këtë orë letrare e financoi Fondi për mbrojten dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.

Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. 23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995 me një rezolutë të  UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj. Më 23 prill të vitit 1616  u nda nga kjo botë Servantesi, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca.


By admini