“LA MARSEILLAISE” NË MBROJTJE TË SHQIPTARËVE (1880) : “KËRKOJMË QË FLOTA JONË DETARE, AKTUALISHT NË ULQIN,…”

Ilustrim, buzuku

“LA MARSEILLAISE” NË MBROJTJE TË SHQIPTARËVE (1880) : “KËRKOJMË QË FLOTA JONË DETARE, AKTUALISHT NË ULQIN, NËN KOMANDËN E ZËVENDËS-ADMIRALIT LAFONT, TË LËRË UJËRAT E ADRIATIKUT DHE TË KTHEHET NË FRANCË”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Tetor 2018

“L’Intransigeant” ka botuar, të mërkurën e 29 shtatorit 1880, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me reagimet e shtypit francez mbi pushtimin e Ulqinit, ku bie në sy veçanërisht reagimi i “La Marseillaise”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

La Marseillaise ndihet e indinjuar që qeveria jonë pranoi të ndërhyjë në demonstratën detare, qoftë edhe thjeshtë si një spektatore e ekzekutimit të frikshëm të një populli.

“Ne, që dolëm nga tmerret e pushtimit dhe të copëtimit, që ne të jemi të detyruar të bashkëpunojmë në shtypjen e patriotëve shqiptare, sa më shumë të mendojmë, aq më pak mund ta besojmë, dhe indinjata jonë është e pakufizuar kundër të ashtëquajturve diplomatë që na hodhën në këtë aventurë të çmendur dhe të neveritshme

Ne, në emër të nderit francez, i vënë në rrezik, kërkojmë që flota jonë detare, aktualisht në Ulqin, nën komandën e zëvendës-admiralit Lafont, të lërë ujërat e Adriatikut dhe të kthehet në Francë.”

Shohim se paralajmërimet e shtypit nuk kanë munguar ndaj ministrave të Republikës. Nëse ata këmbëngulin që ta hedhin Francën, pavarësisht saj, në një aventurë të jashtme, ku ajo nuk do të gjejë asgjë përveç turpit – për të mos thënë më shumë – kjo do të jetë një shkelje e parimeve demokratike dhe një akt tradhëtie i lartë.

*  (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),

https://www.darsiani.com/la-gazette/la-marseillaise-ne-mbrojtje-te-shqiptareve-1880-kerkojme-qe-flota-jone-detare-aktualisht-ne-ulqin-nen-komanden-e-zevendes-admiralit-lafont-te-lere-ujerat-e-adriatikut-dhe-te-kthehet-ne-france/