Rektori i Universitetit ”Adriatik” Stevo Nikiq u takua me kryetarin e Ulqinit Loro Nrekiqi dhe bashkëpunëtorët e tij. Në takim u vlerësua puna e këtij institucioni i cili prej vitesh funksionon në qytetin tonë e që i mundëson të rinjve tanë që studimet e larta ti kryejnë në vendlindje, mësohet nga Komuna e Ulqinit.
Edhe me këtë rast kryetari i Ulqinit Nrekiq tha se Universiteti mund të llogarisë në një partner të sinqertë. Nga auditoret e Universitetit –Dega në Ulqin ditë më parë u organizua dhe ceremonia me studentët e gjeneratës së parë të diplomuar.