Deputeti dhe kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve  Mehmed Zenka deklaroi për Vijesti se kryeministri Milojko Spajiq, në mbledhjen e djeshme, u ka shpjeguar udhëheqësve të Komunës dhe Kuvendit të Ulqinit, deputetëve të këtij qyteti, kryetarëve të partive dhe klubeve të këshilltarëve synimin e investitorëve arabë për të marrë me qira të gjithë Plazhin e Madh për 99 vjet, nga porti i Milenës deri të gryka e lumit Buna, transmeton Ulqini Online.

“Kjo është absolutisht e papranueshme për ne. Ne nuk jemi kundër investimeve, përkundrazi, por Ulqini nuk shitet. Shikoni, ky është një shekull i tërë, sa breza janë aty, Ulqini nuk do të pyetët për asgjë, do të pyetën disa të tjerë. Ne i shpjeguam kryeministrit se në planet strategjike të qytetit, ka lokacione të tjera për investime dhe investime, por jo edhe me 20 milionë metra katrorë të Plazhit të madh.

Ai deklaroi se Spajiq ua ka treguar një fotografi dhe ka shpjeguar se kontrata me Arapet për Plazhin e madh do të ishte shumë e gjerë dhe do të kishte disa qindra faqe.

“Ne nuk mund të konkludojmë në bazë të një fotografie, se cili është plani ideor i investitorit. Ne e dimë se është një teml e madhe, por kjo nuk do të thotë se do të dalë diçka nga kjo”, tha Zenka.

I pyetur nëse mendonte se ishte një histori e përfunduar, ai u përgjigj negativisht.

“Nuk besoj se ka njeri që do të investonte kaq shumë duke e ditur se komuniteti lokal është kundër”, tha Zenka.

By admini