Sot në Ulqin, në afërsi të urës mbi Port Milenë, u mbajt protesta e radhës e qytetarëve të Ulqinit në të cilin u përsërit kërkesa e anulimi të tenderëve për plazhet në Plazhin e Madh.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, ishte ne përkrahje te protestave nga i cili porositi.

 “Ulqini sot është më i bashkuar se çdokush. E kemi filluar si betejë për drejtësi me Të Mirat detare, për të bërë sigurinë e duhur ekonomike për jetesë, por për një kohë të shkurtër është shndërruar në një betejë dhe pakënaqësi e të gjithë komunitetit tonë ndaj qëndrimit që ka Podgorica ndaj Ulqinit”, tha ndër të tjerave Nimanbegu, transmeton Ulqini Online.

Këtë betejë nuk guxojmë me e humb. Prandaj i themi Qeverisë: na ktheni pronat që na i keni marrë nga viti 91 e deri tani, na ktheni pronat që na i keni marrë me Ligj të vitit 2009.Ulqini nuk do të heshtë, dhe Ulqini asesi nuk është në shitje. Jemi popull krenar, jemi njerëz krenar, investitorët në i presim, por ata investitorë të cilët punojnë me kushtet tona vazhdoi ai.

Kemi heshtur shumë për Galeb, por nuk kemi heshtur për Kripore, nuk kemi heshtur për Valdanos dhe ata beteja i kemi fituar. Në të ardhmen ju siguroj që edhe këtë betejë do ta fitojmë, dhe do të ecim përpara, deklaroi Nimanbegu.

Nimanbegu foli edhe për kërkesat.

Unë e kam arrit qëllimin, që të gjitha subjektet politike të bëhemi bashkë me një mendim  dhe të shohim çka duhet bërë. Këtë e kemi thënë dje, do ta themi edhe nesër. Kërkesat tuaja dhe tonat për anulimin e tenderit, për aneksin e ri për plazha dhe Ligjin e ri për të Mirat detare e përkrahin edhe të gjithë kryetarët e gjashtë komunave bregdetare, prandaj ne nuk jemi vetë, tha kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu.

Në protestë ishin afër 1000 veta që në fund nënshkruan peticionin me kërkesa të përgaditur.

Poahtu, në link e gjeni bashkangjitur video fjalimin e Kryetarit Nimanbegu.

By admini