Gjeçbritaj: Kryetrimi dhe vepra e tij jetojnë në qenien tonë

Nga Ali Gjeçbritaj

VITI I SKENDERBEUT

 

Viti i Skënderbeut po shenohet gjithandej kah frymojnë shqipatarët me aktivitete të ndryshme. Kaluan 550 vjet që kryetrimi iku në amshim, la pas vetës heroizëm të cilin jo vetëm shqiptarët por gjithë Europa po e shenon në mënyra dhe forma të ndryshme. Pesqind e pesëdhjetë vjetë nuk janë pak. Por figura  Skënderbeut nuk është shlyer asnjëherë nga kujtesa e popullit tonë. Kryetrimi dhe vepra e tij mbetën për jetë të jetëve të jetojnë në qenien tonë. Nuk e di se si shenohet ky vit në trevat shqipatare në Malin e Zi por kam lexuar se në Tuz janë duke u bërë përgatitje për ngritjën e një shtatoreje. Më vonë km lexuar se edhe në Ulqin thuhet se do të vendoset shtatorje kryetrimit  legjendar. Në Krajë kjo është bërë këtue 17 vjetë më parë (ngritja e bustit). Por kjo nuk është i vetmi aktivitet në raste të tilla – me rastet e viteve jubilare që është bërë në këtë trevë shqiptare në Malin e Zi (Krajë) dhe  jo vetëm. Emrin e Skënderbeuit e mban edhe shkolla fillore në Tiesh, ku me rastin e ditës së shkollës atje edhe u shenua viti i Skenderbeut.  Duke medituar sonte mu kujtu viti 1968 kur si semimaturant i shkollës në Ostros së bashku me mësimdhënësit, qytetarët e  Krajës dhe të tjerët  shenuam 500 vjetorin e vdekjës së Skënderbeut dhe dhënien e emrit shkollës në Ostros “Gjergj Kastrioti – Skëderbeu” . Shikova një foto të asaj kohe nga albumi im dhe me nostalgji kujtova atë kohë kur ëndërrat e një adolishenti i tajkalojnë mundësit e kohës. Thonë se fotografitë flasin shumë. Është më se e vertetë nga se janë deshmi e kohës së shkuar dhe e ngjarjeve të rëndësishme të jetës së individit dhe të shoqërisë në përgjithësi. Sido qoftë pas saj (fotografisë) vërejta datën dhe shenimin që kisha bërë në atë kohë. Vendosa të hulumtoj në arkiva ku pata qasje dhe mësove se shenimi i pesqind vjetorit të vdekjes së Skënderbeut nisi me  iniciativën që shkollës fillore në Ostros t’i jepet emri i heroit kombëtar: “Bashkësia punuese e shkollës fillore në Ostros në mbledhjën e 17 janarit 1968 pruri përfundim që shkollës fillore në Ostros t’i jepet emri i heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti – Skëndërbeu.  Propozimi në fjalë t’i jepet në shqyrtim Kuvendit të Komunës. Shkolla në Ostros nuk ka patur emër  edhe pse ka pasur propozime të cilat asnjëherë nuk janë pranuar. Pasi në trevën e Krajës nuk ka patur heronjë të popullit apo dëshmorë të rënë në LNÇ e as shkencëtarë apo letrarë, emri i të cilit do t’i jepej shkollës, Bashkësia punuese u përcaktua për emrin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Gjergj Kastrioti është heroi komëtar i shqiptarëve i cili është dalluar për urtësi dhe heroizëm në luftërat çlirimtare kundër turqëve në Gadishullin Ballkanik i cili vlerësohet në gjithë Europën si figurë historike. Këtë vit bëhën 500 vjet nga vdekja e këtij heroi nacional shqiptar, jubile i cili kremtohet në të gjitha trevat ku jeton pakica kombëtare shqiptare.[1] Kjo nisëm ka rrënjët në LSPP ku shprehimisht thuhet:

“Me iniciativën e konferencës komunale të Lidhjes  Socialiste të Popullit Punues (LSPP) të Tivarit është vendosur që ky jubilej të kremtohet në Krajë me ç’rast me dhënien e emrit shkollës “Gejrgj Kasrioti – Skënderbeu” ky jubile do të bëhët edhe më madhështor”.[2]

Më parë në shkollën e Ostrosit, pasi që komuna me shkresë nr.2. dt. 4.01.1968, vendosi që solemniteti qendror me rasin e 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut të mbahet në Ostros, për kryetar të Këshillit për kremtim zgjodhi Ismail Dodën, arsimtar i kësaj shkolle i cili edhe në cilësinë e Këshillit drejtues, mëqë mungoi kryetari i Bashkësisë punuese Ramazan Markoviqi i propozon Bashkësisë punuese që shkollës t’ jepet emri “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” duke e arsyetuar propozimin e vet. Propozimi u bë haptas, siç u bë edhe votimi nga anëtarët e Bashkësië punuese. Shumica dërmuese e miratun propozimin e Ismail Dodës. Pati edhe që nuk e përkrahën këtë propozim dhe votuan kundër. [3]

E gjithë kjo i paparapriu vendimit të Kuvendit të Komunës së Tivrit bazuar në nenin 17. të Ligjit për shkollat fillore, me propozim të Këshillit të shkollës fillore në Ostrso, në mbledhjën e përbashkët të Këshillit të Komunës dhe të Këshillave të bashkësive punuese, mbajtur më 21. 02. 1968 pruri vendimin që Shkollës në Ostros ti jepet emri: Shkolla Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”. Vendimi hyri në fuqi ditën e shpalljes së tij (ditën e shpalljës së Vendimit)[4]

Kështu që nga 10 marsi i vitit 1968 shkolla në Krajë mban emrin e heroit kombëtar. Mbaj mend se me këtë rast në Krajë u mbajt një ceremoni festive ku për të herën e parë për sa mbaj mend u luajt edhe Vallja e Rugovës nga nxënësit e klasës së tetë.

Të flasësh për aktivitete tjera gjatë këtyre 50 viteve në Krajë lidhur me shenimin e ngjarjeve historike me karakter kombëtar duhet gjithësesi të kemi parasysh rrjedhat shoqëroro-politike në etapa të ndryshme të cilat s’do mend se nuk kanë qenë edhe aq të favorshme, sidomos vitet e njëmendësisë të shekullit të kaluar. Brezi im gjithmonë e ka mbajtur në guacen e hapun të krahrorit emrin edhe veprën e heroit kombëtar. Këtë e ka finalizuar shumë vite më vonë para 17 vitesh me ngritjën e bustit të heroit në hyrjen e oborrit të shkollës më 15 gusht 2001. Kraja këtë ditë kishte festë të madhe. Në një ceremoni solemne dhe madhështore u perurua busti i heroit kombëtar Gjergj Kastriotit –Skënderbeut. Busti u vendos në hyrje të oborrit të shkollës me të njëjtin emër në qendër të Krajës. Duhet patjetër të kujtojmë se bustin e punoi falas skulptori shkodran, Skënder Kraja dhe ia dhuroi Krajës si kujtim të origjinës së tij. Bashkësia lokale e Ostrosit vendosi dhe t’i jepet dhe vendoset në oborrin e shkollës e cila siç u tha e mban emrin e heroit tonë legjendar nga viti 1968. Përndryshe vendosja e bustit të Skënderbeut u inicua dhe u realizua nga LD në MZ – Dega e Krajës. Në realizimin e projektit ndihmë të madhe dha atëbotë Bashkësia vendore e Ostrosit dhe kryetari i athershëm i BV Muharrem Hardolli. Nuk duhet të anshkalohet asesi as ndihma e medhe financiare e bashkëvendasve dhe bashkëkombasëve nga SHBA dhe Gjermania, vendasëve, idividëve dhe afaristëve. Për këtë ceremoni solemne patriotike e kulturore në Krajë shkruan shumë revista dhe gazeta, ditore dhe periodike. Edhe autori i këtij shkrimi në disa revista e gazeta gjerësisht publikoi disa shkrime në mediat e shkruara dhe elektronike në gjuhën shqipe.

Këtë vit i cili është 550 vjetori i vdekjes së heroit dhe 50 vjetorit i dhënijes së emrit të shkollës “Gjergj Katrioti –Skënderbeu” në Krajë nuk u bë ndonjë aktivitet që të shenohet viti i Skënderbeut. Deri në fund të vitit kanë mbetur pak më shumë se tre muaj. Ndoshta ndokush do të kujtohet qoftë, edhe në me një ceremoni modeste ta përkujtojmë këtë vit në Krajë. Mbetet të presim por përsonalisht jam skeptik nga se pas ndërprejes së Kuvendit zgjedhor të Degës së LD-së në prill të këij viti dhe mos funkcionimi i Degës në Krajë të LDnëMZ  tash sa kohë e cila ka qenë për më shumë se 25 vjet promotore e shumë aktiviteteve kombëtare nuk e di se kush do të jetë në gjendje që të organizojë diçka në këtë djetim. Sidoqofë unë sot mblodha një buqet me lule dhe në fillim të këtij viti shkollor i vendosa tek busti. Një homazh për kryetrimin tonë legjendar. Nderim i veçantë heroit legjendar , kujtimit të tij në shenjë dashurie, nderimi e mirënjohjeje të thellë për vepren e tij dhe pasardhësve tjerë në ruajtjën e identitetit kombëtar edhe në këta troje.

 

 

 

 

 

 

[1] Bëhet fjalë për pakicat kombëtare në Jugosllavi (verejtja jonë, A.GJ.)

[2] Analët e shkollës në Ostros fq. 59 (përkthim nga serbokroatishtja A. Gj.)

[3] Analët e shkollës në Ostros fq. 59 (përkthim nga serbokroatishtja A. Gj.) fq.60

[4] Kuvendi i komunës së Tivarit nr.107, dt. 3.02.1968 (përkthim në shqip A.GJ.)